E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia nuk ndryshon qëndrim, Bakojanis në Prishtinë

Prishtinë - Ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojani sot do të vizitojë Prishtinën në cilësinë e kryesuesit të radhës të OSBE së. Bakojanis do të takohet me Presidentin Fatmir Sejdiun dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Ajo do të ketë edhe një drekë pune me përfaqësuesit ndërkombëtarë në Kosovë.

Ajo vjen në Kosovë një ditë pas vizitës që zhvilloi në Beograd. Bakojanis bëri të ditur se Greqia ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën. Lajmi është bërë i ditur për mediat serbe nga vetë ajo. Në cilësinë e përfaqësues së OSBE-së, Bakojanis ka arritur për vizitë në Beograd ku është takuar krerët e shtetit serb. “Greqia vepron gjithnjë duke u bazuar në interesat e saj kombëtare dhe të ruajtjes së stabilitetit të rajonit”, ka thënë Bakoyannis. Ndërsa ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç ka deklaruar se Serbia nuk do të lejoj që Kosova të bëhet pjesë e OSBE-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›