E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta trajneri shqiptar, Artan Bushati

Lajm i hidhur për futbollin shqiptarë.

Është ndarë nga jeta trajneri i mirënjohur shqiptar, Artan Bushati.

Trajneri i ekipit kombëtar Shpresa Artan Bushati u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare. Trajneri Bushati prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila së fundmi e kishte detyruar të tërhiqej nga karriera e tij në futboll.

Ai do të mbahet mend për drejtimin e ekipit kombëtar të U-21 dhe për përvojat në Superligë si trajner i skuadrës së Elbasanit dhe të vendlindjes së tij, Vllaznisë.

Nga shkodranët ai u dorëhoq në ditët e para të muajit Korrik pas rekomandimit të mjekëve italianë ku kishte udhëtuar për tu kuruar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›