E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toptani: Kam njoftuar SHBA-të për SHQUP-in, nuk mund të na rrëmbejnë pronat si në kohën e Enver Hoxhës

eduardPamvarsisht se për momentin godina e SHQUP-it është e ligjëruar si godina e re e PD, ku kanë nisur punimet e para, përfshi vendosjen e flamurit të opozitës së ardhshme shqiptare, për Edward Toptanin, njërin prej dy pronarëve të kësaj godine, përpjekjet për rikthimin e kësaj prone do të vijojnë pa asnjë kompromis.

Unë erdha në Shqipëri për ti thënë qeverisë shqiptare se kjo ndërtesë është e njohur si pronë e trashëguar e familjes time. Kam patur mundësinë të flas me shumë njerëz nga qeveria dhe më është thënë se ata e njohin këtë ndërtesë si pronën time, por nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë veprim për të na e kthyer. Jam tepër i zhgënjyer, pasi nga të dy krahët e politikës shqiptare, privatisht më kanë inkurajuar të vijoj përpjekjet e mija në rikthimin e kësaj prone. Por, nga ana tjetër po ashtu më është thënë se ata nuk e kanë vullnetin politik për tu deklaruar publikisht se kjo pronë duhet të kthehet. Jam duke përjetuar po të njëjtën eksperiencë që shumë pronarë ndeshen këto 20 vitet e fundit. Ajo që po ndodh këtu me vendim e qeverisë është vijimi i politikave konfiskuese të ndërmarra nga Enver Hoxha shumë vite më parë. Sot jemi në 2013, jo në 1947-tën. Kjo që po ndodh është një rikonfiskim i kësaj prone, tani në kohën e demokracisë, në mes të ditës. E gjitha nuk mund të qëndrojë askund, shprehet ai.

Zoti Toptani, i cili erdhi me urgjencë nga Nju Jorku një javë më parë për këtë çështje, deklaron për Top Channel se do ti drejtohet gjykatës.

Jam duke eksploruar të gjitha mundësitë, përfshi ato ligjore këtu në Shqipëri. Po ashtu në këtë çështje kamë përfshirë këshilltarët e mi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hapur një dialog me autoritetet amerikane për të parë të gjitha mundësitë e ndërtimit të një presioni ndaj kësaj qeverie, për ta e rikthyer këtë pronë, shprehet ai.

Por, a ekzistojnë mundësitë e përfshirjes së autoriteve amerikane në këtë çështje?

Po, ekzistojë këto mundësi. Do të ishte e parakohshme për të folur rreth tyre. Siç e dini ambasadoti Arvizu dha komentin e tij për këtë çështje. Unë po vijoj dialogun me autoritetet amerikane, por nuk dua të jap detaje rreth këtyre bisedave, pasi janë konfidenciale dhe ky kominukim do të vazhdojë, përfundon zoti Toptani.

Disa ditë më parë ambasadori Arvizu i pyetur këtë çështje deklaroi se sa herë që është një shtetas amerikan dhe në këtë rast është një i tillë,  kthehet në shqetësim për ne. Jemi duke e ndjekur këtë çështje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›