Ndahet nga jetaaktorja Liza Vorfi
TIRANË- Aktorja Liza Vorfi, një nga themelueset e Teatrit Kombëtar u nda sot nga jeta në moshën 88-vjeçare. Teatri Kombëtar e konsideron Liza Vorfin, si një nga aktoret më të njohura dhe më fisnike të këtij institucioni që ka qënë dhe shkollë aktrimi për breza të ndryshëm. Homazhet në nderim të saj do të zhvillohen nesër në ora 11:00 në Teatrin Kombëtar.
Vorfi ka interpretuar në teatër në veprat si: "Tartufi", "Shërbëtori i dy zotnive", "Otello, "Hamleti", "Shtëpia e Bernarda Albës", "Morali i zonjës Dulska", "Borgjezi fisnik", "Karnavalet e Korçës", "Cuca e maleve", "Përmbytja e madhe".
Gjithashtu rolet e saj janë ndjekur nga artdashësit edhe në interpretimet në filmat: "Furtuna"," Debatiku", "Komisari i dritës", "Rrugicat që kërkonin diell", "Lulëkuqet mbi mure", "Ata ishin katër", "Ne vinim nga lufta". Roli i fundit në jetën e saj të gjatë artistike është Mara në dramën "Përmbytja e madhe" e Kol Jakovës.
Për kontributin e saj në teatër e në film, Vorfi u nderua me urdhërin "Naim Frashëri" nga Presidenti i Republikës, në vitin 2008.
Liza Vorfi lindi në Gjakovë më 29 nëntor, 1924. Në vitin 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio "Tirana". Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro.
Në vitin 1945 erdhi në Teatrin Kombëtar si aktore dhe interpretoi në pjesën "Gjido". Gjatë karrierës së gjatë artistike Vorfi ka zhvilluar mbi 60 role.
(e.n/ata/BalkanWeb)