Ndaj Besës, Olimpiakosi vendosi rekord të ri
Një paraqitje e gjitha për t’u harruar ajo e Besës në turin e dytë eliminator të Europa League. Njëmbëdhjetë golat e shënuar nga Olimpiakosi në dy fitoret kundër Besës (5-0, 6-1), në dy ndeshjet e këtij turi, kanë hyrë në historinë e klubit të kryeqytetit të Greqisë, Athinë, si një rekord i bardhekuqve në kompeticionet europiane. Madje ky rekord i ri është i vlefshëm edhe për të gjithë klubeve greke. Lajmin e jep “Sport24.gr”, i cili e ilustron edhe me rekordin e vjetër, që mbahej nga skuadra tjetër e njohur greke, Panathinajkosi, i cili me 10 gola diferencë kishte mundur Krajovën e Rumanisë (4-0, 6-0) në Kupën UEFA (1992-1993). Ndërsa fitorja 6-1 e së enjtes së fundit është edhe më e thella e arritur nga Olimpiakosi në Kupat e Europës. Vlen për t’u theksuar, se ishte ndoshta fati i keq i Besës, së cilës në këtë tur iu desh të përballej me një nga ekipet më të forta të Ballkanit dhe rivale e ashpër edhe e të mëdhenjve të Europës. Për kavajasit ky dështim i dyfishtë shënon edhe dy rezultatet më të thella që ata kanë pësuar në pjesëmarrjen e tyre modeste në Kupat e Europës.
#