E Diel, 1 Nëntor 2026

Rajkard sulmon presidentin: Ke bërë blerje mediokre

Humbja 1-0 kundër Fenerbahçes në Kupën “Spor Toto Cup”, ka provokuar një marrëdhënie të ftohtë midis presidentit të Gallatasarajit, Adnan Polat dhe trajnerit holandez Frenk Rajkard. Lajmin e jep gazeta e madhe turke "Zaman"

Ish-trajneri i Barcelonës synon të ndërtojë një ekip mbi bazën e skemës së njohur “tulipane”: 4-3-3, por mesa duket, sipas tij, ai nuk i ka lojtarët e duhur, duke i konsideruar blerjet e reja te presidentit Andan Polat si “mediokre” në raport me kriteret që kërkon kompeticioni i Ligës së Europës.

Gallatasaraj shiti te Valencia në shumën e 5 milionë eurove, mesfushorin Mehmet Topal, ndërkohë që në vend të tij u ble Lorik Cana në shumën e 4.5 milionë eurove. Gjithashtu, Gallatasaraj shiti 8 milionë e 150 mijë euro Abdul-Kader Keitën te klubi nga Katari, Al Saad, ndërsa më pas bleu kolumbianin Huan Pablo Pino për shumën e 3 milionë eurove. Nga tregu vendas kanë ardhur Serdar Ogzan, Ali Turan dhe Musa Çagiran.

Aktualisht Galatasaraj ka pesë lojtarë të huaj në skuadër, një prej të cilëve është Lorik Cana.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune, 24 Korrik 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›