Sporti | 24.07.2010

Sebastian Vettel ka çimentuar reputacionin e tij si kampioni i ardhshëm i mundshëm në Formula 1 për këtë sezon. Vettel i ekipit Red Bull niset në garën e nesërme të Çmimit të Madh të Gjermanisë në Hockenhaim për Formulën 1 nga vendi i parë. Ai la pas në garat kualifikuese spanjollin Fernando Alonso, të Ferrarit. I treti doli piloti tjetër i Ferrarit Felipe Massa, i katërti Mark Webber i Red Bull-it. "Jam shumë i lumtur për pozicionin e parë", tha Vettel.
Kualifikimi për ndeshjen në Hokenhaim ishte dramatik për Vettel dhe Schumacher. Vettel u kualifikua me dallimin vetëm dy të mijëtat e sekondës me konkurentin Fernando Alonso.
Bildunterschrift: Kualifikimi i së shtunës (24.07.) Sebastian Vettel në mes, Felipe Massa i Brazilit, majtas, Fernando Alonso, djathtas.
Rekordmeni Schumacher i cili u rendit i 11-ti, e humbi shansin për t'u futur në 10en e Çmimit të Madh të Gjermanisë. "Duhet të themi se nuk ishin aq sa duhet të aftë për të konkurruar", tha Schumacher. Schumacher nuk mendon se ka shanse për një vend në podium. Duhet të jemi realistë, tha Schumacher.
AG/Lindita Arapi/Elert Ajazaj