E Diel, 1 Nëntor 2026

Thjesht shtrengim rripi apo krize e thelle Kosova pa ndihma nga FMN

Ekspertet e ceshtjeve ekonomike parashohin krize te thelle buxhetore per Kosoven e cila do te ndjehet ne fundin e ketij viti e sidomos gjate vitit 2012. Arsye eshte perjashtimi i Kosoves per vitin 2011 nga perfitimi i fondeve nga Fondi Monetar Nderkombetar. 156 milione euro kishte planifikuar Kosova ne buxhetin e saj - ndihme nga FMN-ja por per shkak se qeveria e Kosoves nuk iu permbajt rekomandimeve te ketij mekanizmi per mosrritje te shpenzimeve vendi u perjashtua nga ndihmat.

Qeveria kosovare shpreson per nje marreveshje te re ne fillim te 2012-s

Ministri i Ekonomise dhe Financave Bedri Hamza thote se megjithese per kete vit ka mungese fondesh ne buxhetin e Kosoves nga FMN qeveria do te arrije te ruaje stabilitetin fiskal. Kjo do te behet me nje rishikim rigoroz te buxhetit duke ulur vazhdimisht shpenzimet. Strategji qe sipas tij perfshihet ne nje marreveshje te re me FMN. Kosova aktualisht ka nje trend pozitiv te te hyrave ka inkasuar me shume te hyra sesa ka shpenzuar dhe ajo qe mund te ndodhe eshte qe bilanci bankar nga 476 milion te parapara me buxhet me marreveshjen e re me FMN jemi dakorduar qe ky bilanc bankar te jete rreth 300 milione euro thote Bedri Hamza. Sipas ministrit Bedri Hamza nese kjo marreveshje e re me FMN- arrihet te respektohet ne teresi hapet mundesia qe Kosova serish ne fillim te vitit 2012 te kete qasje ne fondet e FMN-se.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Bedri Hamza minister Ekonomie dhe Financash ne Kosove

Kritikat e eksperteve Qeveria ndoqi strategji te gabuar

Ekspertet e ekonomise mendojne ndryshe. Leke Musa nga Oda Ekonomike Amerikane kritikon strategjine e qeverise. Nuk eshte dashur qe qeveria te marre vendime te njeanshme qe bien ndesh me FMN-ne sepse pasojat jane te medha. Musa Me kete eshte demtuar perspektiva ekonomike e Kosoves. Ne kohen kur globalisht ceshtjet e disiplines fiskale veshtrohen ne menyre te thukte nga institucionet te ndryshme. Qeveria e Kosoves ne kete moment kur deshiron te ndertoje nje shtet stabil ka derguar nje sinjal jo te mire se ka synim per te ndertuar nje ekonomi te qendrueshme ne aspektin fiskal dhe monetar.

Veshtiresite fiskale sipas zotit Musa do te verehen gjate viteve te ardhshme sepse qeveria e Kosoves ka filluar kete vit buxhetor me nje suficit te parase se gatshme te grumbulluara viteve te kaluara dhe keto para nuk do te jene me. Kriza mund te ndjehet viteve te ardhshme ne vitin 2012 apo vitin 2013 dhe kjo mund te ndodhe per shkak te paaftesise se qeverise se Kosoves per te mbuluar shpenzimet operative te cilat vijne per shkak te rrijes se pagave ne sherbimet civile thote Leke Musa.

Gjini Kosova duhet te sillet me pergjegjesi ndaj institucioneve nderkombetare

Jo pak kritika ne adrese te qeverise per shkak te prishjes se marreveshjes per kete vit me FMN vijne edhe nga partite politike opozitare. Adrian Gjini nga partia AAK Kosova eshte e hendikepuar per shkak te asaj cfare ka ndodhur me FMN mirepo duhet te provojme qe te nxjerrim mesim dhe Kosova duhet te provoje te sillet ne menyre te pergjegjshme ndaj institucioneve nderkombetare dhe ndaj vetvetes.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift FMN ne Uashington

Mosmarreveshjet e Kosoves me FMN-ne qe rezultuan me humbjen e ndihmave per Kosoven kane pasur te bejne me shpenzimet per vitin 2011 ne vecanti rritjen e pagave per sherbyesit civile. Vitin e kaluar qeveria e Kosoves ishte dakorduar me FMN qe pagat ne sektorin publik te rriten me 7-8 per qind por keto pagesa jane ngritur mbi 30 per qind. Edhe Komisioni Evropian ka theksuar rendesine e disiplines fiskale per Kosoven si parakusht per nje mjedis stabil makroekonomik dhe te investime. Fondi Monetar Nderkombetar pas nderprerjes se marreveshjes me Kosoven te quajtur Stand-By Arrangement ka parapare qe te behet nje program i monitorimit te buxhetit te Kosoves nga ana e personelit te FMN-se deri ne fund te vitit 2011.

Autor Bekim Shehu

Redaktoi Lindita Arapi

Lindita Arapi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›