Dokumentar për tenorin shqiptar

Premiera e operës së njohur “Rigoletto” të Verdit, është shfaqur në Shtëpinë e Operës në Cyrih, me performancën e shkëlqyer të tenorit të madh shqiptar Saimir Pirgu.
Nën petkun e Dukës së Mantovës, protagonisti i “Rigoletto-s” së Verdit, Pirgu u prit shumë mirë nga publiku, por edhe nga mediat ne vend. Shfaqja pati premierën në 3 shkurt dhe do të vazhdojë të shfaqet në datat 8, 10 13, 17 dhe 26 shkurt. Televizioni Kombëtar Zvicerian SRF ka realizuar një dokumentar për suksesin e operës dhe të tenorit shqiptar, që brenda pak viteve është ngjitur me kryerole në skena të mëdha botërore. Publiku i Zvicrës e njeh tenorin shqiptar me famë botërore edhe për interpretimet e tij në shfaqjet “Boheme” dhe “La traviata”. Në vijim të aktiviteteve të tij për këtë vit, Pirgu do të jetë në "Metropolitan Opera" në Nju Jork, me "Traviatën", më pas do të nisë sërish punën për "Rigoletto" në "Royal Opera House Covent Garden" në Londër, "L'Elisire d'Amoure" në Vjenë, "Makbeth" në Firence, "Bohem" në Washington, "Don Giovanni" në Moskë, etj. /Indeksonline/