E Diel, 1 Nëntor 2026

Çili: Zoti më bëri femrën më të lumtur

Për këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e marta e 5 shkurtit ka sjellë emocione të jashtëzakonshme. Zoti vendosi që ta bekonte me një fëmijë, pikërisht në ditën e lindjes së saj.

Çiljeta është bërë nënë e një djali, të cilin siç kishte rrëfyer disa javë më parë, e quajti Fernando Chris. 

"Ishte shkruar që Zoti të më bënte femrën më të lumtur në botë, ditën e lindjes sime. Kisha planifikuar një datë tjetër për operacionin, po ky 'gangsteri' (i referohet të birit) vendosi vetë kur të vinte. Fiks tri minuta përpara se ora të shënonte 00:00, për të kaluar në datën 6 shkurt pastaj", ka thënë këngëtarja për GSH, duke shtuar se djali peshon 3 kilogramë e 300 gramë dhe se gëzon shëndet të plotë, ashtu sikur edhe vetë këngëtarja 28 vjeçare. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›