Ndalet kreu: Teuta frenon Tiranën, Partizani mundet nga Elbasani

Altin B. Kodra
Ka qenë interesante e shtuna e shtatë e Kategorisë Superiore të kampionatit shqiptar të futbollit, pasi në ndeshjet e luajtura dje u arritën disa rezultate që, pavarsisht nga elementi i suprizës, pak bënë që të ndryshonte tablloja në tabelën e renditjes. Kështu, kryesuesja e kampionatit, Tirana, është frenuar në Durrës nga Teuta e ish-trajnerit të bardheblu, Sulejman Starovës, në një barazim 1-1, por ka arritur të ruajë kreun, pasi dy ndjekëset më të afërt, Partizani dhe Shkumbini, pësuan humbje dje në ndeshjet që luajtën përkatësisht kundër Elbasanit dhe Apolonisë, ndërsa në grupin e ndjekëseve, të kuqve i janë bashkuar edhe verdheblutë, kampionë në fuqi. Luftëtari vazhdon të mos lëshojë pikë në fushën e vet, duke mundur minimalisht, 1-0, edhe kavajasit e Besës dhe duke rikonfirmuar veten në mesin e renditjes, ndërsa një tjetër e rikthyer në Kategorinë Superiore këtë sezon, Apolonia, ka kapërcyer pësimin e dy golave dhe ka mposhtur në fushën e vet Shkumbinin, me rezultatin 3-2, dhe ka siguruar kështu fitoren e parë të saj. Fitoren e ka rigjetur edhe Dinamo në kryeqytet, duke mposhtur Kastriotin me rezultatin 2-0 dhe duke iu larguar edhe më tepër zonës së ftohtë të rënies nga kategoria. Në fakt, sytë e sportdashësve shqiptarë ishin përqendruar dje në dy sfidat kryesore, atë të kryeqytetit midis Partizanit dhe Elbasanit, dhe atë të Durrësit midis Teutës vendase dhe Tiranës. Të dyja këto sfida janë vendosur në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt, pasi goli i vetëm, me autor Tefik Osmanin, i ka mjaftuar kampiones në fuqi, Elbasanit, të marrë një fitore të papritur, në Stadiumin Kombëtar "Qemal Stafa", kundër Partizanit. Kjo fitore rikonfirmon synimet e Elbasanit për këtë sezon, pasi e ngjit skuadrën e Luan Deliut në kuotën e 13 pikëve, po aq sa Partizani, e cila, nga ana e saj, mbetet vetëm dy pikë pas rivales kryeqytetase dhe kryesueses së renditjes, Tiranës. Bardheblutë e Mirel Josës janë përballur me humbjen që nga minuta e 28-të, kur Daniel Xhafaj ka kaluar Teutën në epërsi, por, i është falur golit të Nevil Dedes, 8 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, për të marrë një pikë të vlefshme. Teuta ngjitet në vendin e katërt të renditjes, por trajnerin Starova duhet ta shqetësojë fakti se skuadra e tij ende nuk e ka shijuar fitoren në fushën e vet, ku ka marrë 3 barazime. Ndërkohë, në fushën e vet vazhdon të mbretërojë Luftëtari, që, me një gol të Novit nga një goditje e lirë pas 28 minutash lojë, ka mposhtur Besën, ndërsa Apolonia dukej se ishte destinuar për humbjen e radhës, pasi fillimisht Erjon Xhafaj, në fundin e pjesës së parë, dhe Roland Dervishi, nga pika e bardhë e 11-metërshit, në fillimin e së dytës, kishin vendosur epërsinë 2-0 të Shkumbinit në Fier. Por, skuadra vendase është kundërpërgjigjur me një dygolësh të shpejtë të Sebino Plakut dhe pastaj, 5 minuta para fundit, është kapiteni Kule që vulos fitoren e Apolonisë me golin e tretë. Kategoria Superiore Partizani 0 Elbasani 1 Shënues: T. Osmani 82' Gjyqtarë: L. Jemini, G. Maloku, D. Salaj. Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa", Tiranë. Teuta 1 Tirana 1 Shënues: D. Xhafaj 28'/ N. Dede 81' Gjyqtarë: S. Cekaj, Ë. Pjetrushi, E. Doda. Stadiumi "Niko Dovana", Durrës. Luftëtari 1 Besa 0 Shënues: M. Novi 28' Gjyqtarë: P. Lapi, E. Bicaku, G. Qirici. Stadiumi "Luftëtari", Gjirokastër. Dinamo 2 Kastrioti 0 Shënues: R. Jupi 25', I. Qorri 74' Gjyqtarë: B. Pashaj, A. Mali, D. Rexha. Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë. Apolonia 3 Shkumbini 2 Shënues: S. Plaku 67'(11-m), 72', Kule 85'/ E. Xhafa 45'+1, R. Dervishi 49'(11-m) Gjyqtarë: K. Meta, A. Lamce, D. Koreshi. Stadiumi "Loni Papuciu", Fier. Vllaznia 2 Flamurtari 2 Shënues: Gilman Lika 75' 90'/Ricard Bokotola 46', Sasa Delain 77' (11-m) Gjyqtarë: A. Janku, R. Zhuli, E. Miho. Stadiumi "Loro Borici", Shkodër.