E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sikur Frisk të ishte në Shqipëri

Nga Uvil Zajmi

I kanë kërcënuar, goditur, dhunuar e gjakosur. Nuk kane reaguar, duke heshtur si fajtorë edhe kur nuk kanë qenë të tillë. Madje, deri në veprimin ekstrem antinjëzor duke i vene edhe fanellën në kokë, një rast i paparë ne historine jo vetem shqiptare. Nuk kanë reaguar ata por edhe të tjerët kanë heshtur. Një arbitër që sulmohet në ndeshje, goditet, kërcënohet, gjakoset dhe prap është i detyruar të mos e braktisë atë, të mos largohet por edhe i dhunuar duhet të qëndrojë në fushë për faktin e vetëm se duhet të përfundojë atë . Nuk është as e shkruar, as e përcaktuar, nuk e gjen në asnjë nen, kapitull ose faqe të Rregullores së Lojës që edhe deri i gjakosor duhet të qëndrosh në fushë për ta mbyllur formalisht atë takim që nuk i shërben askujt, atë takim që kërcënon deri në jetë njërëzish. Sa herë e mendoj sikur Frisk të ishte arbitër në një ndeshje të kampionatit shqiptar? Në Romë, vetëm se e goditën me një send nga shkallët e stadiumit në Champions League, i gjakosur u fut në dhomat e zhveshjes dhe nuk doli më. As vëzhguesi, as delagati nuk patën kurajon, forcën që ta kthenin në fushë (sic ndodh rëndom në aktivitetin kombëtar), por me të drejtën që i jep rregullorja e lojës, ai nuk u kthye dhe ndeshja nuk vazhdoi më. Mendoni sikur Efel, izraeliti që nuk akordoi një 11-të metërsh në favor të Shqipërisë të ishte protagonist i një 90-të minutëshi shqiptar, cilat do të ishin pasojat? Askush nuk i shkoi nga pas, nuk e kërcënoi, nuk protestoi e nuk e dhnunoi. Jemi shumë të urtë, aspak agresivë kur përballë kemi një arbitër të huaj, pranojmë cdo lloj vërshëllime, edhe kur ajo mund të jetë e padrejtë. I bindemi deri në servilizëm atyre, për t'ju vërsulur më pas arbitrave tanë. Mendoni cfarë mase ekstreme do te jepte FIFA-UEFA ndaj një futbollisti që arrin ti verë në kokë fanellën një arbitri, dhe jo më të jenë përballë njëri tjetrit vetëm katër javë më pas. Sidoqoftë, mbi to, arbitrat, rëndon gjithcka. Kanë në dorë një baketë si ajo e dirigjentit, një kushtetutë sic është Rregullorje e Lojës, por shpesh herë nuk kanë atë që i duhet, më kryesoren: Kurajon. Për 90-të minuta ata, arbitrat janë deputetët e atij kuvendi sportiv, të cilët i ruan ligji. Por, i mungon dinjiteti. Nuk kanë ditur ta vendosin, ta mbajnë dhe të mos presin se do t'ja ruajë dikush tjetër, të mos e fillojnë, vazhdojnë lojën kur mbi to ka dhunë. Loja nuk mund të fillojë, vazhdojë kur arbitri kërcënohet, sulmohet, dhunohet, gjakoset, pasi një veprim i tillë oportunist është në kundërshtim me orientimet që japin FIFA e UEFA për ngjarje të tilla. Por, askush nga njerëzit e bilbilit nuk e ka bërë një gjë të tillë. Janë lëkundur në vendimarrje ekstreme të cilat ja rekomandon edhe Rregullorja e Lojës. Nuk mundet një arbitër, asistent i dhënuar të jetë i saktë në vendime teknike e disiplinore qe kushtëzojnë edhe rezultatin e lojës. Kanë tentuar në disa raste ta aplikojnë një vendim të tillë, por janë thyer. Janë thyer se I mungon kurajo, mbështetja dhe aftësia për të marrë një vendim të tillë që do të ishte i domosdoshëm e një sinjal për të gjithë. Arbitri nuk preket! Për fat të keq në Shqipëri po. Jo vetëm në një rast por në vazhdimësi e në të gjitha nivelet. Jo shumë larg, por pak ditë më parë në Shkodër, pastaj në Vlorë, e së fundi në Krujë e Peqin, jemi prezeent të dhunimit të tyre, duke mos harruar atë lumë ngjarjesh të edicionit të kaluar. Sa herë mendoj sikur Frisk të ishte arbitër në Shqipëri: Shumë ndeshje do zhvilloheshin qetësisht, ose shumë prej tyre nuk do të përfundonin. FIFA dhe UEFA nuk kanë nevojë vetëm për bilbilin, por kërkojnë njeriun-arbitër, me autoritetin, personalitetin dinjitetin, që për fat të keq në mjaft raste i mugon tanëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›