E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novi “zgjidh” Besën, Arapi e Dibra "skuqin"

Luftëtari arriti me Besën një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi. Një tripikësh i "artë" në fitoren e tretë të Ilir Spahiut si trajneri i gjirokastritëve, por që duhet të falenderojë "fuqinë" e këmbve të Neritan Novit dhe t'i japë një puthje në ballë portierit të Besës, Arjon Mustafës për gafën që bëri. Takimi cuditërisht filloi disa minuta para orës 14.00 në një stadium me shumë pak shikues. I vecantë në këtë takim, ishte Pëparim Daiu, një ish-lojtar i Luftëtarit, që tashmë drejton pankinën e Besës. Luftëtari-Besa rikthehej në stadiumin e Gjirokastrës pas pesë sezonesh, kur dhe takimin e tyre të fundit kishte fituar Luftëtari, por me rezultatin 3-2. Për t'u rikhyer te ndeshja vecohet minuta e 18-të kur Krasniqi i Besës gjuati fort, por portieri elbasanas i Luftëtarit, Toci grushtoi, topi i rikthyer te Krasniqi u godit keqazi nga mesfushori kosovar i Besës. Në të 28' Luftëtari fitoi një goditje dënimi, 25 metra larg portës. Kapiteni Novi gjuan tokazi, Mustafës i shpëton topi nga duart dhe përfundin në rrjetë. Një gabim i pafalshëm i portierit shkodran të Besës, Erjon Mustafa. Luftëtari ngulmon sërish dhe është kapiteni Novi protagonist i dy goditjeve jashtë kuadratit. Besa rizgjohet por pa qenë shumë agresiv. Dy kartona të kuq në këtë pjesë Arapi i Besës dhe Dibra i Luftëtarit. Arapi goditi me grusht kudnërshtarin e tij që iu kundërpërgjigj dhe gjyqtari Pajtim Lapi nuk hezitoi të nxirrte kartonat e kuq në të minutën e 44. Pjesa e dytë ishte një fotokopje e pjesës së parë, ku Luftëtari u përpoq më shumë të administronte lojën dhe avantazhin e cmuar që u rruajt deri në minutën e fundit. Luftëtari u ngjit në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Besa pësoi humbjen e tretë në shtatë takime dhe mbeti në kuotën e dëshpëruar të 5 pikëve.
SKEDA
Luftëtari-Besa 1-0
Shënues: Novi 28'
Karton i kuq: Ilir Dibra / Renato Arapi
Gjyqtarë: P. Lapi, E. Bicaku, G. Qirici.
Stadiumi "Luftëtari", Gjirokastër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›