Ndalet lideri

Hysi – Besa 1:1
Ndeshja derbi e xhiros së 19 e Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, e zhvilluar të dielën në Merdar ndërmjet dy skuadrave pretenduese për titull të kampionit, Hysit dhe Besës, ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1:1. Vendasit kanë kaluar në epërsi prej 1:0 në minutën e 54-t të takimit, me golin që e ka shënuar Yll Hoxha. Pejanët i barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 62-të nëpërmjet Fetim Kasapit. Pas golit të pësuar, Hysi ka bërë përpjekje të mëdha për të kaluar sërish në avantazh, por mbrojtja e Besës ishte në nivel të duhur. Ndërsa, kryesisht nëpërmjet kundërsulmeve, mysafirët përpiqeshin të shënonin gol për t’i fituar pikët e plota. Ky barazim nuk ishte i favorshëm për asnjërën skuadër: Hysit ia pamundësoi që t’i afrohej më shumë liderit Trepça, kurse Besën e zbriti nga pozita e tretë në atë të pestë.
Kosova (V) – Vëllaznimi 1:0
Kosova e Vushtrrisë i ka fituar tri pikë të arta në luftën e saj për mbijetesë, pasi e ka mposhtur skuadrën tjetër shumë të rrezikuar, Vëllaznimin, me rezultat minimal 1:0, në një atmosferë të bukur që krijuan tifozët vushtrrias ‘Forca’ dhe ata gjakovarë, ‘Kuqezinjtë e Jakovës’. Golin e vetëm dhe të fitores për vushtrriasit e ka realizuar Blerim Vilanci në minutën e 38 të takimit. Ky gol u shënua pas një iniciative të vendasve, e cila ngjau edhe gjatë pjesës së dytë. Kah fundi i kësaj pjesëloje, edhe Vëllaznimi bëri përpjekje të mëdha për ta barazuar rezultatin dhe ndeshja filloi të bëhej dramatike. Me këtë rast, u ngritën edhe tensionet në fushë dhe tre lojtarë u përjashtuan nga ndeshja – Maxhuni e Sërmaxhaj të Kosovës (V) dhe Podrimja i Vëllaznimit.
Trepça – KEK-u 1:1
Lideri aktual, Trepça nuk e ka shfrytëzuar barazimin e dy ndjekësve të saj, Hysit e Besës, për t’u shkëputur edhe më tej me pikë ndaj tyre, pasi ‘Xehetarët’ luajtën baras në shtëpi me KEK-un, takim ky që ka përfunduar me rezultat 1:1. Trepça ka kaluar e para në avantazh prej 1:0, me golin që e ka shënuar sulmuesi në formë i saj, Florent Sejdiu. ‘Elektricistët’ i barazuan shifrat në 1:1 në minutën e 63-të, me një gol të bukur që e realizoi Valon Bajrami nga një distancë prej rreth njëzet e tri metrash dhe me këtë rezultat përfundoi ky takim.
Prishtina – Drenica 3:0
Prishtina është këndellur nga humbja e fundit e pësuar nga Besa (3:1), pasi e mposhti Drenicën me rezultat bindës, 3:0. Pas kësaj disfate, Drenica duhet të mendojë seriozisht për t’iu shmangur përfshirjes së saj në luftën për ekzistencë. Golat për skuadrën e kryeqytetit i kanë realizuar Suad Saliagiq në minutën e 5-të të takimit, Genc Sërmaxhaj (40’) dhe Ardian Kozhani (75’).
Gjilani – Flamurtari 1:3
Flamurtari ka shënuar fitore si mysafir i Gjilanit me rezultat 1:3, të cilat pikë kuqezinjtë tani i kanë ngjitur në pozitën e tretë të tabelës së klasifikimit dhe kanë vetëm pesë pikë më pak se lideri, Trepça. Kurse, kjo humbje Gjilanin e ka dërguar në pozitën e parafundit të tabelës dhe aktualisht është skuadra më e rrezikuar për të rënë nga Superliga, pas asaj të Vëllaznimit. Golat për Flamurtarin e Prishtinës në këtë takim i kanë shënuar Labinot Jetullahu në minutën e 40 të ndeshjes, Florim Humolli (44’) dhe Artan Gashi (71’). Kurse, golin e vetëm për gjilanasit e ka shënuar kapiteni i Flamurtarit, Valon Bajgora (autogol) gjatë pjesës së dytë.
Liria – Ferizaj 1:0
Ferizaj e ka pësuar humbjen e dytë rresht, pasi është mposhtur në Prizren nga Liria, me rezultat minimal, 1:0. Golin e vetëm dhe të fitores për bardhezinjtë e Prizrenit e ka shënuar kapiteni Fitim Krusha në minutën e 17 të takimit. Këtë rezultat, Lira ia doli ta ruajë deri në fund të takimit, duke i evituar rreziqet që ua kanosnin mysafirët. Me këtë humbje Ferizaj ka rënë në vendin e tetë të tabelës dhe ka 25 pikë të tubuara.
Superliga – xhiroja XIX
Tabela ND GD PI
1. Trepça 19 14 36
2. Hysi 19 11 32
3. Flamurtari 19 4 31
4. KEK-u 19 12 30
5. Besa 19 6 29
6. Liria 19 7 28
7. Prishtina 19 -2 26
8. Ferizaj 19 -3 25
9. Drenica 19 -17 22
10. Kosova (V)19 -11 20
11. Gjilani 19 -13 17
12. Vëllaznimi 19 -11 15