Bastisen zyrat e "Vetëvendosjes. Kërkohet arrestimi i Albin Kurtit

Gjykimi ndaj liderit të lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është shtyrë për ditën e premte, pas shkak të mospjesëmarrjes së tij dhe dorëheqjes së avokatit mbrojtës, Avni Gjakova, i cili është gjuajtur me vezë të prishura nga aktivistët e “Vetëvendosjes”, të cilët e kanë quajtur atë “të marrë“, ndërsa hynte në godinën e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.
“Gjykimi Albin Kurtit është shtyrë për mëngjesin e së nesërmes dhe trupi gjykues ka lëshuar një urdhër arrest të ri që të sjellë atë në gjykatë. Gjithashtu, trupi gjykues në vend të avokatit mbrojtës Avni Gjakova, ka angazhuar një avokat të ri, Musa Dragushën”, bwri tw ditur Christina Herodes, Zëdhënëse e EULEX-it.
“Edhe në seancën e gjashtë me radhë, EULEX-i dështoi në sigurimin e bashkëpunëtorit për vazhdimin e procesit gjyqësor, por me prapavijë politike kundër Albin Kurtit, sepse siç duket edhe avokati i tretë me radhë prej kur EULEX e ka marrë rastin, Avni Gjakova dha dorëheqje. çka është krejtësisht absurde në vend të tij, , paneli gjykues, kryesuesi i panelit gjykues të EULEX-it caktoi për avokat, mbrojtës të radhës Musa Dragushën”, tha Glauk Konjufca, Lëvizja “Vetëvendosje”.
Lideri i “Vetëvendosjes” ka thënë se nuk e ka ndërmend të paraqitet në seancën e parashikuar gjyqësore, pasi nuk e njeh trupin gjykues të EULEX-it. Ndërkohë pas marrjes së urdhrit për arrestimin e Albin Kurtit nga Gjykata e Qarkut e Prishtinës, Policia e Kosovës në orën 10:00 të mëngjesit është vënë në kërkim të tij, ndërsa një orë para se të fillonte seanca gjyqësore ka bastisur zyrat e lëvizjes “Vetëvendosje”, si dhe apartamentin e Kurtit, por nuk ka arritur të arrestojë atë. Kurti akuzohet për organizimin e demonstratës së 10 shkurtit të vitit 2007, në të cilën policia rumune e UNMIK-ut ka vrarë dy demonstrues dhe ka plagosur disa të tjerë.
Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e enjte , 15 prill 2010 ) < I mëparshmi