Ndalimi i grupit të xhirimit të NEWS24 nga Greqia, reagon Unioni i Gazetarëve
TIRANË- Unioni i Gazetarëve dënon aktin e Greqisë për ndalimin e xhirimeve në pikën kufitarë të Kapshticës të gazetares Enkelejda Skënderasi dhe operatorit të TVNEWS24. Unioni i gazetarëve nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, e cilëson veprimin e policisë greke fyese, teksa i kërkon qeverisë shqiptare marrjen e masave të menjëhershme lidhur me precedentin e përsëritur.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptare i shqetësuar nga pengimet dhe sjelljet arrogante të policisë kufitare greke. Deklarate pas rastit të pengimit të reporteres dhe operatorit te Neës24. Unioni i Gazetarëve Shqiptare denoncon aktin pengues të policisë kufitare greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ndaj grupit të xhirimit të TVNEWS24 dy ditë më parë. Policët e shtetit fqinj, duke manifestuar një sjellje fyese dhe penguese, për rreth një orë mbajtën të ndaluar reporteren dhe operatorin, me pretendimin se kishin shkelur në tokën greke, dhe duke detyruar të fshijnë materialet e regjistruara në kamerën e televizionit. Ky rast pason sjellje dhe ndalime të përsëritura nga policia e shtetit fqinj, ndërkohë që një tjetër sjellje manifestohet në territorin e shtetit tone, ku një ditë më parë disa kolegë grekë u gjenden në Përmet ku u lejuan normalisht të kryenin detyrën e tyre”, reagon Unioni i Gazetarëve.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kërkon ambasadorit të Greqisë në Shqipëri të të marrë masat ndëshkuese për të gjithë ata policë grekë që manifestojnë sjellje të tilla ndaj gazetarëve.
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i kërkon ambasadorit të Greqisë në Shqipëri të përcjellë ankesën tonë pranë autoriteteve të larta shtetërore grekë dhe marrjen e masave ndëshkuese për gjithë ata policë greke që manifestojnë sjellje të tilla ndaj gazetareve shqiptarë. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë këtë rast dhe sjelljet e përsëritura të policisë greke do t'i raportojë pranë organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe institucioneve që kujdesen për të drejtat e lëvizjes së lirë dhe lirinë e fjalës në rajon”, përfundon deklarata e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
(e.m/BalkanWeb)