E Diel, 1 Nëntor 2026

Permet prifterinjte japin meshe para godines se izoluar te Pallatit te Kultures

Priftërinjtë ortodoksë të Përmetit nuk kanë hequr dorë nga kisha e tyre e pretenduar. Ambjentet e jashtme të Pallatit të Kulturës kanë shërbyer për ngritjen e një kishe verore ku dhe u organizua mesha ortodokse.  Ajo u drejtua nga Ikonom Vasil Thomollari dhe dhiakon Ilia Tyto.  Kur policët privatë ishin larguar nga ndërtesa për pak minuta, priftërinjtë kanë hyrë me shpejtësi duke flakur tej shiritat mbrojtës dhe vendosen objektet e kultit në oborrin e Pallatit të Kulturës. Te marten u pandeh se ata hoqën dorë dhe u dorëzuan para vendimit të gjykatës që ia kalonte këtë objekt në pronësi bashkisë së Përmetit.  Në meshë kanë qënë të pranishëm fare pak besimtarë e disa fëmijë. Ky akt ka bere qe aty te shkoi edhe Gilbert Jaçe, që i ka kërkuar shpjegime priftërinjve. . Nje dite me pare krerët e pushtetit lokal thane se u zbatua ligji shqiptar, vendimi i gjykatës dhe nuk ka asnjë konlikt me Kishën Ortodokse, por duket se e këtij mendimi nuk ka qënë vetë Kisha, e cila i është rikthyer Pallatit të Kulturës. 

Ballauri: Ngjarje e paralajmëruar, vendimi i gjykatës u zbatua duke shkelur të drejtat e njeriut  Ngjarje e paralajmeruar. Kisha e Permetit eshte nje ceshtje shume vjecare e cila per Kryetaren e Grupit Shqiptare per te Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri duhet te ishte vene ne vend me kohe  Situata mori nje tjeter rrjedhe. Permbarimi i hodhi benzine zjarrit. Sipas Ballaurit vendimi i gjykates u zbatua duke pasur tendence provokimin   Hakmarrjes se Greqise e cila po shfaqet tek hyrje- daljet e shqiptareve ne kufi institucionet duhet ti pergjigjen, por sipas Ballaurit ne nje tjeter menyre nga ajo qe ndoqen per te zgjidhur ceshtjen e toponimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›