E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Ne veri do te rikthehet rendi dhe ligji


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci deklaroi se Kosova është e pavarur dhe sovrane, ndërsa theksoi se nuk do të ketë ndarje të veriut, por aty do të rikthehet rendi dhe ligji.

Duke folur në një intervistë për "Zërin e Amerikës", Thaci deklaroi se në vend ka bashkëpunim për të forcuar integritetin dhe heqjen e barrikadave nga strukturat ilegale në veri.

"Ajo që thotë Beogradi është pa rëndësi.Duhet të shpërbëhen strukturat ilegale dhe kjo mund të arrihet përmes veprimeve të përbashkëta mes institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve", tha Thaci.

Shefi i qeverisë kosovare theksoi ndër të tjëra se konflikti me kriminelët është i hapur Duhet të shpërbëhen strukturat ilegale dhe kjo mund të arrihet përmes veprimeve të përbashkëta mes institucioneve të Kosovës dhe ndërkombëtarëve

Hashim Thaci
Kryeminister i Kosoves dhe me ta nuk ka për të patur kompromis.

Po ashtu Thaci deklaroi se qeveria kosovare do të vazhdojë luftën ndajk korrupsionit dhe do të ecë përpara përmes reformave.

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, megjithatë pa incidente. Ndërsa KFOR-i ka hequr telat me gjemba nga pikëkalimi kufitar në Bërnjak,por për shkak të barrikadave kalimi mbetet ende i bllokuar.

Mësohet se barrikadat do të qëndrojnë edhe për pak ditë dhe sipas "Kohës Ditore", pritet që për një aksion tjetër të mundshëm të EULEX dhe KFOR të ketë më parë një konsultim me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaci.

KFOR-i e EULEX-i nuk e shohin çështjen e heqjes së barrikadave vetëm si aksion të organeve të sigurisë. Në këtë mënyrë të dy këta mekanizma ndërkombëtarë i presin që përfaqësuesit politikë të Kosovës dhe të Serbisë të konsultohen me Brukselin për mënyrën se si do të mundësohet qarkullimi i qytetarëve në pjesën më problematike të Kosovës.

Strukturat paralele të Serbisë në veri të Kosovës kanë bllokuar rrugët në pjesën që dominohet nga qytetarët serbë të Kosovës nëpërmjet barrikadave të ndryshme përfshirë muret e betonit, si përgjigje ndaj veprimit të EULEX-it dhe KFOR-it të koordinuar me institucionet e Kosovës për vendosjen e doganierëve në pikëkalimet kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Zëdhënësi i KFOR-it, Ralph Adametz, ka thënë se misioni paqeruajtës i NATO-s nuk ka dhënë asnjë ultimatum për heqjen e barrikadave.
 

Doganat
BE: Kontrolli i Beogradit, i paparanueshëm
Rrugët në veri, të bllokuara
Merdarë, atje ku hyjnë maunët serbe

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Vetëvendosje: Kushtetuesja i hapi rrugë shtetit policor
Lëvizja Vetëvendosje reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj kërkesës së Qeverisë lidhur me sqarimin e çështjes së imunitetit të deputetëve.
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën
Bregu i Fildishtë është shteti i 84 që e ka njohur Republikën e Kosovës. Kosovë, gati drafti për zgjedhjen e Presidentit

Komisioni për Amendamentimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës miratoi  me shumicë votash draftin e parë të ndryshimeve kushtetuese që lidhen me zgjedhjen e Presidentit.
Limaj, i hapet rruga arrestimit
Me kërkesë të qeverisë së Kosovës, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim kërkesën nëse deputetët gëzojnë imunitet nga ndjekja penale. Clinton: Territori i Kosovës, i paprekshëm
SHBA mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe shtrirjen e autoritetit të institucioneve kosovare në gjithë territorin.

Lajmet kryesore

Beteja e humbur me korrupsionin
Studimi, qytetarët: Paguajmë që të marrim shërbimin
Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Berisha: Kriza greke nuk ndikon në Shqipëri
FMN: Ulet rritja e ekonomisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›