Ndalohen 2 ish-të përndjekur, policia: Do hidhnin bomba molotov te Kryeministria
TIRANË-Dyshohet se po montonin dy bomba molotov, ndalohen ish-të përndjekurit politikë, Skënder Tufa e Petrit Lico.
Policia bën të ditur se ka ndaluar dy personat e sipërpërmendur anash godinës së Universitetit Politeknik të Tiranës. Burime nga policia konfirmuan për "News 24" se Tufa dhe Lico do i përdornin bombat molotov tek godina e Kryeministrisë.
News24 mëson nga burime policore se sulmi me bomba molotov do kryhej pas dy ditësh para godinës së kryeministrisë ose Parlamentit
Sipas policisë, Tufës dhe Licos iu gjetën dy bombat artizanale, tip shishe qelqi me benzine.
Gazetari i "News 24", Spartak Koka kontaktoi me telefon me Tufën, i cili i konfirmoi se ndodhej rastësisht tek zona e Universitetit Politeknik dhe se nuk ka lidhje me objektet që dyshohen si bomba molotov nga policia.
Herën e fundit që u ndalua në zonën para Parlamentit ku deputetët zhvillonin seancën plenare, Tufa u ndalua me bidon me benzinë.
Pak ore pas njoftimit nga News24, policia doli me pas ne version zyrtar mbi ndalimin e 2 ish-te perndjekurve politike.
Policia: Parandalohet në Kryeqytet një ngjarje, arrestohet në kushtet e flagrancës Skëndër Tufa dhe Petrit Lipo
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë ben me dije se strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, në sajë të marrjes në kohë të një informacioni në lidhje me hedhjen e disa shisheve me lëndë plasëse të dyshuara bomba molotov të pregatitura në mënyrë artizanale, bënë të mundur kapjen në kushtet e flagrancë të autorëve të tyre duke neutralizuar dhe sekuestruar në kohë lëndët plasëse.
Krahas sa më lartë u mor masa e arrestit të mënjehershëm në kushtet e flagrancës së shtetasve :
-Skënder Tufa, vjec 53, banues në Tiranë,
-Petrit Lipo, vjec 52, banues në Tiranë,
Këto shtetas u arrestuan në kushtet e flagrancës në momentet e posedimit të bombave molotov të pregatitura në mënyrë artizanale, të cilat më pas dyshohet se do t’i përdorinin për t’i hedhur në grumbullime me njerëz dhe sheshe publike.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy shishe me lëndë djegëse, të dyshuara si ato të pregatitura për bomba molotov, të cilat ju kaluan për ekzaminime të mëtejshme strukturave përkatëse.
Materialet hetimore të përpiluara nga ngarkim të tyre do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga arrestimi