Tradhëtove partneren? Ja shuma që paguan
TIRANE-Gjithnjë e në rritje është numri i çifteve të Hollivudit, të cilët nënshkruajnë klauzola në kontratat martesore që kanë të bëjnë me seksin, peshën trupore dhe tradhëtinë. Kështu bëjnë të ditur avokatë amerikanë të VIP-ave.
“Sot njerëzit duan të diktojnë mënyrën e jetesës në martesë”, thotë avokati nga Nju Jorku Robert Volak, duke e marrë si shembull Priscilla Chang, bashkëshorten e Mark Zuckerberg-ut, pronari i Facebook-ut, e cila në kontratën e martesës ka kërkuar që të paktën 1 herë në javë të kryhet seks.
Për tradhtinë parashikohet ndëshkim në para. Në këtë posaçërisht insistojnë figurat e famshme publike, si është Catherina Zeta-Jones, e cila kërkon 1 milionë dollarë nëse e tradhton bashkëshorti Michael Douglas, derisa Jessica Biel kërkon 500 mijë dollarë në rast të tradhtisë së burrit të saj Justin Timberlake.
“Justin e di mirë se nëse vendos ta tradhtoj Jesssica-n me ndonjë femër tjetër, atëherë dënimi që do ta marrë është 500 mijë dollarë. Kjo thuhet qartë në kontratën e tyre paramartesore”, ka thënë Volak.
Ish-vartësi i drogës, Keith Urban, nuk do të marrë asnjë cent nga pasuria e gruas së tij të famshme Nicole Kidman, nëse ai sërish përdor drogë. Qëllimi i kontratave të tilla, sipas ekspertëve, është që më shumë që të parandalohet vesi, sesa shuma e parave që pëer secilin prej tyre nuk përbën shumë rëndësi, sepse janë të pasur.
Por nuk janë vetëm këto kërkesat në kontratat paramartesore. Ndër marrëveshjet tjera të cilat i realizojnë yjet para se të lidhin kurorë, është edhe mbajtja e peshës trupore në norma normale, që të bëjnë seks së paku njëherë në javë si dhe të kalojnë një pjesë të kohës pa televizor, telefon celular apo internet.
Në Hollivud mund të arrihet çdo gjë, por këto kërkesa do të ishin të pamundura që të realizohen në Shqipëri, sidomos ato që kanë të bëjnë me televizionin, celularin dhe internetin, pasi ne jemi të rinj në këtë fushë, dhe jemi ende duke eksploruar teknologjitë e reja.
(d.b/BalkanWeb)