Mosplotesimi i kritereve, shkarkohet shefi rrugoreve
SHKODER - Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit ka larguar nga detyra shefin e Qarkullimit Rrugor te Qarkut te Shkodres, Fatmir Lleshi. Nje urdher i tille nga kjo drejtori ka ardhur vetem 40 dite pas emerimit te tij ne kete detyre. Ne shkresen zyrtare per largimin nga detyra, te mberritur 5 dite me pare, thuhet se Fatmir Lleshi eshte perjashtuar nga detyra e sapongarkuar. Sipas burimeve zyrtare mesohet se motivacioni i largimit te tij nga Policia e Shtetit eshte per mosplotesim te kritereve te policise se shtetit. Fatmir Lleshi njihet ne Shkoder edhe per faktin se vite me pare, ne periudhen 2001-2003 ka qene ne krye te qarkullimit rrugor.