E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zajmina 'ushtarakja’ seksi e Shqipërisë

Këngëtarja seksi Zaimina Vasjari është duke për gatitur një videoklip mjaft të “nxehtë”. Edhe pse i ka munguar publikut dhe skenës për njëfarë kohe, në prag të sezonit të shumëpritur të verës ajo di të rikthehet, dhe këtë herë fuqishëm.

Zaimina është duke xhiruar videoklipin e këngës së saj të fundit, e cila pritet të prezantohet së shpejti në tregun muzikor. Fansat janë kuriozë për performancat e saj dhe mbeten në pritje të datës së lançimit të materialit, por ndërkohë nëpër rrjetet sociale këto ditë kanë qarkulluar foto të ndryshme të këngëtares shqiptare, e cila për herë të fundit u pa në festivalin “Kënga Magjike”. 

Dhe gjykuar nga fotot, Zaimina shfaqet më ‘strange’ se kurrë e hipur mbi tanke, me automatikë në dorë, duke na sjellë imazhin e ushtarakes më seksi të Shqipërisë.
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›