SHBA-ja venit shpresat për anëtarësim në NATO të Ukrainës dhe Gjeorgjisë
Uashington -Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë venitur dëshirën e Ukrainës dhe Gjeorgjisë që të anëtarësohen së shpejti në NATO. Një zyrtar amerikan deklaroi se NATO-ja ka të ngjarë të mos u ofrojë anëtarësim Ukrainës dhe Gjeorgjisë në vitet në vijim. Në vend që të hyjnë në "një debat të madh" javën e ardhshme, NATO-ja duhet ta bëjë të qartë se Ukraina dhe Gjeorgjia janë ende të mirëpritura dhe se aleanca është e gatshme t'i ndihmojë të bëhen anëtare, deklaroi ndihmëssekretari i Shtetit, Daniel Fried.
"Mendoj se është e drejtë të parashikohet se nuk do të ketë asnjë ofertë për anëtarësim në NATO në vitet e ardhshme" deklaroi Fried, i cili ka nën ngarkim Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, për gazetarët në Departamentin e Shtetit.
"Duhet të përqendrohemi në zonat ku aleanca është dakord, që nënkupton se këto vende do të anëtarësohen në NATO, por ato kanë shumë punë për të bërë dhe ne do t'i ndihmojmë", shtoi ai.
Administrata Bush ka përkrahur anëtarësimin e dy republikave ish-sovjetike nëpërmjet një rruge formale, e quajtur Plani i Veprimit për Anëtarësim, drejt anëtarësimit në NATO. Por ka një kundërshtim të konsiderueshëm në Europë, që u shtua pas luftës midis Gjeorgjisë dhe Rusisë në gusht.
Liderët e NATO-s i premtuan Ukrainës dhe Gjeorgjisë në një samit në prill në Bukuresht se do të anëtarësohen një ditë në aleancën perëndimore, por nuk pranuan t'u ofronin atyre një rrugë zyrtare për anëtarësim, për shkak të kundërshtimit nga Franca dhe Gjermania. Ministrat e Jashtëm të aleancës duhet të shqyrtojnë progresin e vendeve më 2 dhe 3 dhjetor në Bruksel.