E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oseti e Veriut, vritet në atentat kryetari i bashkisë së Vladikavkazit

Vladikavkaz-Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Osetisë së Jugut, Vladikavkaz, është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm pas një atentati të kryer nga persona ende të paidentifikuar. Lajmin e vrasjes së Vitali Karajev e ka citur së pari Interfaks, ku theksohet se atentatori ka dalë nga një makinë luksoze pa targa dhe pasi e ka qëlluar është larguar nga vendngjarja. Karajev është dërguar i plagosur në spital ku dhe ka humbur jetën. Kryetari i Osetisë së Jugut, Tajmuraz mamsurov ka pohuar vdekjen e kryebashkiakut.

Në Rusi atentatet ndaj njerëzve të njohur, veçanërisht ndaj kundërshtarëve të pushtetit, janë tejet të zakonshme. Dhjetëra gazetarë kriticient të Kremlinit janë vrarë nga atentate të ndryshme, ndërsa autorët e tyre nuk kanë dalë kurrë para drejtësisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›