Rusi, Dhoma e Lartë e Parlamentit zgjat mandatin e presidentit
Moskë -Këshilli i Federatës, Dhoma e Lartë e parlamentit rus, miratoi sot pas Dumës një amendament që e zgjat mandatin presidencial nga katër në gjashtë vjet në Rusi, njoftuan agjencitë ruse. Një vendim i tillë, erdhi pas kërkesës së presidentit aktual Dmitri Medvede, i cili kërkoi zgjatjen e mandatit presidencial. Kritikët ka hedhur idenë, se zgjatja e mandatit të kreut të Kremlinit, bëhet për ti dhënë më shumë pushtet presidentit, dhe që kjo do të çonte në rikthimin në këtë post të kryeministri aktual Vladimir Putin.