E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Benedikti XVI në Meksikë, mijëra qytetarë në rrugë

TIRANE- Papa Benedikti XVI është pritur nga mijëra qytetarë në Meksikë në nisje të një vizite, e para kjo në vendet spanjishtfolëse të Amerikës Latine.
Mijëra vetë në qytetin Guanajuato priten Papën me duartrokitje dhe ovacione ndërsa ceremonia e mirëseardhjes ishte organizuar nga presidenti Felipe Kalderon.
Kalderon deklaroi se kjo vizitë kishte rëndësi mjaft të madhe në kushte kur vendi i tij po vuante nga dhune dhe droga.
Papa tha se, është jetike, për të luftuar këtë të keqe dhe u kërkoi të rinjve të heqin dore nga droga.
Pas Meksikës, Papa do të udhëtoje drejt Kubës.
Vizita e Papës në Meksikë është shoqëruar me masa të forta sigurie ku janë angazhuar jo vetëm forca policore, por dhe ato ushtarake.
Më vonë gjatë ditës Papa do të zhvillojë një takim me presidentin Kalderon.
Ndërkohe nesër mbi 300 mijë njerez priten të marrin pjesë në meshën e organizuar për nder të Papës ndërsa prej ditësh janë ngritur kampe vendqendrimi për pelegrinët. 

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Papa Benedikti: Kuba të shkëputet nga komunizmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›