Papa mbërrin në Meksikë, pritje madhështore nga mijëra qytetarë
Meksikë- Papa Benedikti XVI ka mbërritur në Meksikë, në fillim të vizitës së tij të parë në Amerikën Latine. Papa u mirëprit nga mijera qytetarë në qëndër të qytetit Guanajuato që brohorisnin ‘Benedikt, vëlla, ju tashmë jeni një meksikan’. Mirëserardhja iu dha nga vetë presidenti Feliper Caldeorn, që e priti në aeroport Atin e Shenjtë.
Presidenti u shpreh se ardhja e Papës në Meksikë ka një rëndësi të madhe për vendin që po vuan nga dhuna e lidhur me zotërimin e drogës.
Përpara mbërritjes së tij Papa tha se është jetike ‘ të luftohet e keqja’ dhe u kërkoi të rinjve që të heqin dorë nga droga. Duke theksuar se ka ndarë së bashku me popullin meksikan gëzimin dhe trishtimin. Ai tha se ideologjia nuk i korespondon më realitetit dhe se duhet kërkuar për mdoele të reja.
Mijëra qytetarë u rreshtuan në rrugët nga aeroporti deri në Leon për të përshendetur Atin e Shenjtë. Ndërkohë korrespondet e BBC raportojnë se siguria është e lartë dhe policia është në gadishmëri për të shmangur incidentët e mundshme.
Sot pasdite Papa do të zhvillojë bisedimi me presidentin Calderon. Të djelën 300.000 njerëz pritet të marrin pjesë në meshën madheshtore. Afro 100 milionë njerëz, 88% e meksikanëve, janë katolikë dhe paraardhësi i Benediktit, John Paul II ishte një vizitor i rregullt i vendit. Pas vizitës së tij në Meksikë Ati i Shenjtë do të vizitojë edhe Kubën.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Papa: Kubës i duhet një model i ri shtetëror Gjatë udhëtimit në Amerikën Latine, Papa Benedikti XVI- të ka...
- Papa rikthen në Kubë krokodilin ‘klandestin’ Papa Benedikti i XVI u nis për në Amerikën Qendrore...
- Papa Benedikti në Gjermani / Vizita e tij shkakton polemika Papa Benedikti XVI ka mbërritur në Gjermani, si pjesë e...