Rinas arrestohet kinezi Lie Shen, akuzohet për mashtrime në banka
20/06/2009 35-vjeçari po tentonte të largohej në Itali. Pritet ekstradimi në Kinë
Një shtetas kinez që për 6 muaj kishte mundur t’i fshihej policisë së vendit të tij, është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të aeroportit të Rinasit. Ndalimi i 35-vjeçarit Lei Shen ka ndodhur ditën e djeshme, ku rreth orës 11:40 ai ishte paraqitur në sportelet e aeroportit, vend në të cilin kishte dorëzuar disa dokumente si dhe biletën e udhëtimin të agjencisë ajrore Alitalia. Burime zyrtare pranë policisë së shtetit thanë se Lei Shen, gjatë momentit të arrestimit po tentonte të kalonte nga Shqipëria në Itali. Mirëpo siç duket plani i tij nuk mori jetë, pasi gjatë kohës kur punonjësit e policisë kufitare po kryenin kontrollin e dokumentacionit të tij, ata kanë konstatuar se 35-vjeçari Shen është person në kërkim. Menjëherë pas kësaj efektivët e policisë kanë vënë në dijeni autoritet e ambasadës kineze në Tiranë, të cilët pas verifikimit të personit kanë konfirmuar se shtetasi i ndaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzën e “vjedhjes me anë mashtrimit” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. Këto akuza janë ngritur ndaj Lei Shen, pasi ai akuzohet se ka mashtruar disa filiale të bankave në shtetin kinez, duke falsifikuar dokumente, duke qenë me detyrë menaxher shërbimi në degën Gaoxin, të bankës së Kinës. Lidhur me këtë veprimtari kriminale nga ana e drejtësisë kineze për këtë shtetas është lëshuar urdhri i arrestit. Ndërkohë që nga ana tjetër oficerë të Policisë Gjyqësore kanë marrë në pyetje 35-vjeçarin kinez, i cili para hetuesve ka hedhur poshtë pretendimet e shtetit të tij. Burimet zyrtare thanë se Lei Shen kishte disa muaj që kishte hyrë në Shqipëri. Pikërisht në këtë vend ai është strehuar nga disa bashkatdhetarë të tjerë, që sipas verifikimeve rezulton se banojnë dhe punojnë në zonën e Medresesë. Pritet që në ditët në vazhdim gjykata të vendosë për ekstradimin ose jo të 35-vjeçarit në Kinë.