Do të investojmë në rrugë, ujësjellës dhe shkolla
20/06/2009 Kryeministri Berisha kërkon votën në Kolonjë dhe Leskovik
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimeve elektorale në Kolonjë dhe Leskovik se gjatë mandatit të dytë qeverisës Partia Demokratike do të investojë akoma më shumë në infrastrukturën rrugore. Duke folur në mitingun zhvilluar në qytetin e Kolonjës, kreu i qeverisë ka thënë se “gjatë katër vjetve të fundit arritëm të dyfishojmë pensionet për të gjithë fermerët e Kolonjës dhe të mbarë Shqipërisë, të rritim pensionet në qytet 50 deri në 70%, ia dolëm të dyfishojmë pagat e mësuesve, infermierëve”. Mbi të gjitha, tha kryeministri Berisha, qeveria ia doli të investojë anekënd vendit, të ndërtojë në Kolonjë dhe në mbarë Shqipërinë 5900 kilometra rrugë, të ndërtojë dhe rindërtojë 1012 shkolla, të ndërtojë dhe rindërtojë mbi 720 ujësjellës. Ai premtoi se në 4 vjetët e ardhshëm do të investohet 10 herë më shumë në rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe në shkolla. “Sapo ka përfunduar projekti për rindërtimin e rrugës Kolonjë–Leskovik, ju garantoj se tërë rruga do të rindërtohet. Së shpejti do të fillojnë punimet për unazën e qytetit tuaj. Të gjitha komunat e Kolonjës, kudo që ndodhen, do të lidhen me qytetin me rrugë të asfaltuara. Të gjitha fshatrat e këtij rrethi do të lidhen me qendrën e komunës me rrugë të asfaltuara. Të gjitha shtëpitë e këtij rrethi dhe të mbarë Shqipërisë do t’u garantohet uji 24 orë gjatë mandatit të ardhshëm”, - deklaroi Kryeministri Berisha.
Ndërsa në tubimin elektoral në qytetin e Leskovikut shefi i ekzekutivit dhe lideri i PD-së premtoi financimin e përpunimit të rrushit. Ai kërkoi që të bëhen projekte për fabrika vere apo destinacione të tjera dhe qeveria do t’i financojë, në mënyrë që prodhimet lokale të njihen kudo. “Leskoviku ka ujë 24 orë, të gjitha fshatrat e Leskovikut do të kenë ujë 24 orë. Ju jeni vetë dëshmitarë, që ne i rritëm pensionet e fermerëve, i dyfishuam ato, tani kemi 2 objektiva për këtë qëllim, barazimin e tyre me pensionet e qytetit dhe rritjen e tyre në nivele më të larta se pensionet e fermerëve të 6 vendeve anëtare të BE-së”, - tha Berisha. Gjatë këtyre takimeve elektorale Kryeministri bëri thirrje që të gjithë të votojnë PD-në në zgjedhjet e 28 qershorit. Kreu i qeverisë tha se tashmë Shqipëria është krejt ndryshe falë reformave të thella dhe tepër pozitive, të cilat bënë të mundur anëtarësimin saj në aleancën më të fuqishme botërore, NATO. “Jemi mbledhur dhe herë të tjera në këtë shesh, por kësaj radhe jemi ndryshe, jemi qytetarë të një vendi anëtar të NATO-s, jemi qytetarë të një vendi që ka aplikuar për të qenë anëtar i Bashkimit Evropian”, - deklaroi ai. Shefi i ekzekutivit gjatë takimeve elektorale ka vënë theksin në faktin se brenda vitit të parë të mandatit të dytë qeverisës së Partisë Demokratike qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin të lirë në vendet e Bashkimit Europian, pa pasur nevojë për viza.
Investimet
Gjatë takimeve elektorale Kryeministri Sali Berisha ka vënë theksin në investimet e mëdha të bëra nga qeveria e tij gjatë katër vjetve të fundit. Ai nënvizoi se shumat e alokuara nga ekzekutivi për Kolonjën dhe Leskovikun kanë qenë shumë herë më të mëdha se ato të Partisë Socialiste, kur ka qenë në pushtet. “Partia Demokratike në këta 4 vjet ka subvencionuar fermerët e këtij rrethi 16 herë më shumë se Partia Socialiste. Ju garantoj se këto subvencione do të shumëfishohen dhe se ne do të subvencionojmë imputet që ju përdorni për prodhimin bujqësor, si dhe akcizën e naftës për sipërfaqen e mbjellë. Do të financojmë çdo projekt tuajin për rritjen e prodhimit, përpunimin dhe tregtimin e tij”, - deklaroi Kryeministri Berisha. Ndaj ai kërkoi që të gjithë të votojnë për PD-në, pasi menjëherë pas fitores së zgjedhjeve qeveria do të vijojë me investime më të mëdha. Ai u ka bërë thirrje edhe socialistëve të bashkohen me alternativën që përfaqëson, pasi është një projekt i përbashkët.