Ndalohet drejtori i UjësjellësitElvis Rroshi: Presion i qeverisë
KAVAJE- Pas gati 3 orësh, drejtori i ri i Ujësjellësit, Gentian Daja është liruar nga ambientet e komisariatit të Kavajës. Elvis Rroshi kryetari i Bashkisë së Kavajës, në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com thotë se është presion i qeverisë për të trembur bashkinë e Kavajës për të liruar ujësjellësin. Së bashku me rreth 300 persona, mbështetës socialistë, janë nisur drejt prokurorisë së Kavajës për të bërë kallzim penal ndaj drejtorit të komisariatit të policisë Agron Sulçabana.
Si është cështja e ndalimit të drejtorit të Ujësjellësit?
“Nuk dhanë asnjë shpjegim për ndalimin e Gentian Dajës. Së bashku me rreth 300 persona, që kemi qenë para komisariat, po nisemi drejt prokurorisë për të bërë kallzim penal kundër drejtorit të komisariatit të Kavajës Agron Sulçabana. Duam të dimë pse u dhuan dhe pse u mor drejtori i Ujësjellësit me dhunë.
Sulçabana urdhëroi policinë për të marrë drejtorin me dhunë dhe për të shkatërruar zyrën. I kanë marrë vulën, çelësin e zyrës me zor dhe nuk ia kanë dhënë duke e kërcënuar që të mos bëj gabim të shkojë në zyrë sepse prapë do ta arrestojnë”
Si e konsideroni këtë ndalimin?
“Është presion nga qeveria për trembur bashkinë e Kavajës për të liruar Ujësjellësin. Gentian Dajën e kanë marrë me dhunë nga zyra, duke e tërhequr dhe me pranga dhe e kanë futur në makinën e policisë për ta cuar në komisariat.
Çfarë po ndodh tani?
Nga komisariati po protestojmë në qendër të Kavajës dhe po shkojmë drejt Prokurorisë për të bërë kallzim penal ndaj Sulçabanit. Ai urdhëroi policët të shkojnë të dhunojnë institucionin e shtetit për të zbatuar një vendim politik. Dje ishte një feste madhështore në Kavajë e organizuar nga bashkia, ndërsa sot qeveria ktheu vitet 1990 duke futur njerëzit e Kavajës në komisariat.
(sg/shqiptarja.com)