E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punëtorët e Panjohur nga Ministria e Punës, në rrezik për jetën

Tiranë- Problemet e sigurisë dhe shendetit në punë mund të konsiderohen si një prej shkeljeve më serioze që i bëhët të punësuarve në vendin tonë. Nuk kanë qënë të mjaftueshme për të rregulluar këtë problematikë kaq serioze as aksidentet e panumërta dhe as humbjet e jetës në ambjentet e punës të qindra punëtorëve.

Duket se pamundësia për të kërkuar të drejtat e tyre në sindikatat formale të punëtorëve dhe frika e humbjes së vendit të punës, në rastet kur të punësuarit kërkojnë të drejtat tek shefave e tyre, ka bërë që ky problem të ngelet ende evident dhe mjaft shqetësues.

Pranë Ushtarit të Panjohur, ku gjenden çdo ditë të papunët mund të mësosh më shumë mbi marrëdhënien e punëdhënësit dhe punëmarrësit, kushtet në të cilat punohet, siguria që punëtorët kanë dhe mbi pagesat që marrin në një ditë pune.

Një prej punëtorëve të përditshëm në këtë shesh, Agroni 53 vjeç, shprehet se të sigurosh një punë në ditët e sotme të një varfërie ekstreme është një arritje më vete dhe do të ishte e tepërt- tregon ai- që të kërkonim edhe kushte.

Unë punoj në të zezë, nuk nënshkruaj as kontratë dhe nuk vendos asnjë lloj kushti në momentin që më ofrohet një punë, e vetmja gjë për të cilën unë dhe ai që më ofron një punë biem dakort është pagesa që unë do të marr për punën që do të bëj- shprehet Agroni.

Kërkesat e qytetarëve të të gjithë rretheve për tiu afruar kryeqytetit solli një rritje të kërkesave të tyre për banesa. Sot pas shumë vitesh, krahas betonizimit të Tiranës, objekt diskutimi është cilësia e banesave duke ngelur në harresë kushtet dhe siguria e jetës së atyre që i ndërtojnë këto banesa.

Mario, një prej punëtorëve të këtyre firmave të ndërtimit, i cili meret me shtrimin e pllakave, tregon se u bënë vite që punon në këtë profesion dhe nuk ka asnjë muaj pune në librezën e tij të punës. Ai shprehet se në punën e tij nuk ka orar apo ditë të përcaktuar sepse pronarëve dhe inxhinierit i intereson që objekti të ndërtohet brenda afateve.

Nga punëtorë të tjerë mësojmë se të vetmit të siguruar në firmën e tyre janë inxhinierët, specialistët dhe roja i objektit.

Para rreth 1 muaji një shoku ynë pësoi një aksident dukë rënë nga kati i katërt kur ishte duke suvatuar pjesën  e jashtme të pallatit, por fatmirsisht shpëtoi- shprehet Mario.

Të tilla raste në të tilla ambjente mund të dëgjosh pafund, prandaj është koha që jeta e njeriut të marrë vlerën që meriton dhe prandaj Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale nuk duhet të heshtë përballë abuzimeve të tilla jo vetëm me jetën e punëtorëve por edhe me vlerësimin e punës së tyre.

Juxhin Mustafaraj/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kurum, ferri që po ha punëtorët e tij Elbasan – Puntorët e uzinës së çeliqeve Kurum, në qytetin...
  2. Punëtorët e Kurumit të pashpresë edhe pas 15 ditë protestash Elbasan- Pas 15-ditësh protestë për mungesë të energjisë elektrike, shpresat...
  3. Sfida e Partisë Komuniste në Kinë, me punëtorët migrantë Punëtorët e rinj migrantë në Kinë besojnë se pronarët e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›