Ndalohet futja e librave shqip në Maqedoni

Autoritetet doganore në vendkalimin kufitar Qafë Thanë sërish kanë bllokuar hyrjen e librit shqip në Maqedoni. Lajmin e bën të ditur agjensia e lajmeve Ina e cila thekson se librat shqip janë ndaluar në këtë vendkalim kufitar, me arsyetimin se nuk plotësojnë procedurat e kërkuara doganore. Librat shqiptarë do të ekspozoheshin në Panairin Ndërkombëtarë të Librit në Tetovë por ato nuk janë lejuar të futen nga autoritetet maqedonase.
Ndalimi i hyrjes së librit shqip në Maqedoni ka ndodhur edhe vitin e kaluar, kur për tre ditë me radhë libri shqip i nisur nga Tirana për në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup, është ndaluar në doganën e Qafë Thanës.