E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan/ Konfiskohen 50 tonë opium dhe 1.8 tonë heroinë

Ministria e Mbrojtjes në Kabul ka deklaruar se forcat amerikane dhe ato afgane kanë konfiskuar sot 50 tonë opium dhe 1.8 tonë heroinë, si dhe kanë vrarë 17 kryengritës talebanë në një operacion të përbashkët në Afganistanin jugor.
Zëdhënësi Mohamad Zahir Azimi tha se sasia e drogës së konfiskuar, më e madhja në vitet e fundit, kap vlerën prej 5 milion dollarë. Ai tha se është konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e armëve automatike, ndërsa fabrika për prodhimin e drogës është hedhur në erë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›