SHBA, hollësi për politikat për ndalimin e emigracionit të paligjshëm
Administrata Obama shpalli hollësitë e reformës së politikave mbi ndalimin e emigrantëve të paligjshëm. Sekretarja e Sigurimit Kombëtar, Xhanet Napolitano thotë se nismat do të përmirësojnë llogaridhënien dhe sigurinë në objektet e paraburgimit, ndërsa autoritetet vazhdojnë zbatimin efektiv të ligjeve të emigracionit. Sipas reformave të njoftuara të martën, autoritetet do të kryejnë një vlerësim të rrezikut dhe klasifikimin e emigrantëve të paligjshëm në mënyrë që ata të mbahen në vende të përshtatshme.
Autoritetet do të fillojnë t'i mbajnë emigrantët e paligjshëm jo-kriminelë e jo-të dhunshëm në objektet në përputhje me rrezikun. Kreu i kontrollit të Emigracionit dhe Doganave pritet të fillojë hulumtimet rreth hoteleve dhe objekteve të tjera banimi për t'i shndërruar ato në objekte për mbajtjen e immigrantëve të paligjshëm, të cilët nuk kanë kryer vepra penale ose nuk kanë përdorur dhunë.