E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet ndermjetesi i 15-vjecares

Elbasan- Nje 15-vjecare kryen seks me nje te panjohur ne hotel, kurse policia pas nje telefonate anonime nis hetimet dhe shpall ne kerkim autorin dhe ndermjetesin. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 14:00 ne lagjen "Syrja Dylgjeri", ne afersi te ures se Zaranikes. P.C., 15 vjece, me banim ne Elbasan, eshte ndermjetesuar te kryeje marredhenie seksuale me nje te panjohur nga "menaxheri" i saj. Burime te policise se Elbasanit bejne te ditur se kane nisur operacionin pas informacionit te marre ne rruge operative. Nje person i paidentifikuar ka hyre brenda ne hotel i shoqeruar nga e mitura. Ai ka kerkuar nje dhome dhe me pas ka kryer marredhenie seksuale me vajzen 15-vjecare. Ende nuk eshte e qarte nese akti eshte kryer me apo pa deshiren e vajzes dhe se kush ka lajmeruar policine. Me pas e mitura eshte braktisur dhe i panjohuri eshte larguar ne drejtim te paditur. Pas marrjes ne pyetje te vogelushes eshte zbuluar edhe emri i personit qe ka sherbyer si ndermjetes. Policia e Elbasanit ka shpallur ne kerkim ekstra shtetasin Bledi Kurti, 20 vjec, me banim ne lagjen "Aqif Pasha", pasi akuzohet se ka qene ai qe ka derguar ne hotel vajzen e mitur. Ne te njejten kohe po punohet per te zbuluar identitetin e te panjohurit qe kreu marredhenie seksuale me vajzen 15 vjece. Policia konfirmoi ngjarjen dhe beri me dije se ka marre ne pyetje ne prezence te nje psikologu edhe te mituren, duke mos dhene hollesi rreth hetimeve qe po kryhen per kete rast.

Re.akt


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›