E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga per prostitucion nje femre e mashkulli

TIRANE - Dy prostituta nje mashkull dhe nje femer jane vene ne pranga nga policia e kryeqytetit. Burimet zyrtare kane bere te ditur nje dite me pare se, Rajmonda Vezi 27 vjece dhe Briken Lika, 18 vjec jane arrestuar tek stacioni i trenit ne kryeqytet mbremjen e dy diteve me pare. Vezi nga Durresi dhe Lika nga Shkodra, ishin duke ushtruar prostitucion ne disa vagone te stacionit te trenit, kur efektivat e policise, i kane prangosur ato. Arrestimet jane bere nga seksioni kunder Trafiqeve pasi ata dy te rinjte jane vene nen akuzen e "ushtrimit te prostitucionit ne vende publike". Dy te arrestuarit ushtronin "zanatin" e tyre ne piace te larte, pasi pagesa qe ata merrnin ishte ne shumen e 50 mije lekeve. Shifra eshte bere e ditur nje dite me me pare, nga Policia e Tiranes, e cila ka bere dhe ndalimin e tyre.

Profesioni

Dy te arrestuarit Rajmonda Vezi 27 vjece dhe Briken Lika, 18 vjec, jane kapur ne flagrance ne momentin qe ishin duke kryer marredhenie seksuale me klientet e tyre ne ambientet e stacionit te trenit, ne nje nga vagonet qe jane te palevizur prej vitesh. Por ankesat e banoreve kane bere qe policia te nise hetimet ndaj tyre, duke i ndaluar mbremjen e dy diteve me pare, ne akuzen e "prostitucionit ne vende publike". Vezi sipas uniformave blu, vinte cdo dite nga qyteti bregdetar i Durresit, qe te ushtronte zanatin e saj ne kryeqytet, kur dhe klientet jane me te shumte dhe me me shume leke. Nderkohe qe 18-vjecari Lika ushtronte kete profesion kundrejt shumave te konsiderueshme parash, kundrejt dhenies se kenaqesive seksuale klienteve te tyre.

Hetimi

Lika dhe Vezi ishin vene nen hetim prej me shume se dy javesh pasi ata ishin arrestuar dhe me pare per kete akuze. Pak pas lirimit ata nuk e kishin ushtruar kete profesion, por me pas i jane rikthyer. Pikerisht pasi kane nisur zanatin dhe uniformat blu, u jane vene pas, per ti vene ne pranga ne flagrance gjate mbremjes se dy diteve me pare. Vezi, 27 vjece, ka qene e denuar dhe me pare per "prostitucion", si dhe 18-vjecari Lika ka qene i denuar "ushtrim prostitucioni". Gjate arrestimit te tyre, policia ka sekuestruar nje shume parash si prova materiale. Nderkohe qe pas hetimeve te para, uniformat blu te kryeqytetit e kane derguar dosjen ndaj te ndaluarve ne institucionin e akuzes.

Arrestimi

Pasi kane nisur serish zanatin mbasi ishin liruar nga qelite te denuar per te njejten akuze qe u arrestuan dy dite me pare, uniformat blu, u "jane vene pas", te ndaluarve per ti vene perseri ne pranga ne flagrance gjate mbremjes se te martes. Vezi, 27 vjece, ka qene e denuar dhe me pare per "prostitucion", si dhe 18-vjecari Lika ka qene i denuar "ushtrim prostitucioni", dhe keto akuza jane ngritur perseri ndaj tyre.

Pagesat

Prangosja e Rajmonda Vezi u kap ne flagrance duke kryer marredhenie seksuale, kundrejt perfitimit te shumes se parave prej 50 mije lekesh, ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane, nderkohe qe Briken Lika, ka qene se bashku me te gjate. Policia e kryeqytetit shtoi se gjate arrestimit u jane bllokuar shuma e parave qe ishte perfituar nga ushtrimi i profesionit te ndaluar ne vendin tone.

50 mije

Leke ishte shuma qe merrnin dy te arrestuarit e uniformave blu te kryeqytetit gjate dy diteve me pare tek vendi i quajtur stacioni i trenit. Pas ndalimit ato jane cuar ne polici, ku jane marre ne pyetje per akuzen ndaj tyre.

2 persona

Jane vene ne pranga nga policia, pasi u kapen ne flagrance duke ushtruar prostitucion ne ambiente publike ne Tirane. Ata ishin te denuar dhe me pare per te njejten akuze te "ushtrimit te prostitucionit".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›