Atentat me tritol ish-kryekomunarit
Shkoder- Tritol ne banesen e ish kryekomunarit. Policia e Shkodres ka nisur hetimet, ndersa mendohet se motive eshte hakmarja per deklaratat e Gjovalin Zekes pasi drejton nje proteste te banoreve te Velipojes per pronat. Per fat te mire sasia e tritolit ka qene e vogel dhe pjesetaret e familjes nuk ndodheshin ne shtepi. Nje sasi prej rreth 50 gram tritol eshte vendosur ne deren e jashtme te shtepise dhe ka shperthyer e aktivizuar me fitil rreth ores 01:00. Zeka eshte shprehur se edhe here te tjera ishte kercenuar me jete pasi kishte denoncuar abuzimet me trojet ne Velipoje, por dje kercenimi ka qene serioz. Gjate pyetjes ne polici, Zeka ka thene se nuk gjendej ne banese, por disa kilometra me tej, ne nje tjeter godine, kurse ngjarjen e cilesoi si nje veper te qarqeve te caktuara. Pak dite me pare ai kishte denoncuar publikisht vjedhjen e pronave ne Vepiloje. "Dikush kerkon te me mbylle mua gojen", ka thene Zeka disa ore pas sherthimit te fuqishem.
Tritoli ka shperthyer rreth ores 01:00 te mengjesit te se merkures ne banesen e Gjovalin Zekes, ne qender te Velipojes. Nga shperthimi nuk ka pasur te lenduar, pasi familjaret kane qene ne nje banese tjeter ne fsahtin Rrjoll, disa km larg. Ndersa jane konstatuar deme te medha materiale. Fqinjet e Gjovalin Zekes kane njoftuar policine ne lidhje me shperthimin e sasise se tritolit. Menjehere eshte ngritur nje grup hetimor per te zbardhur motivet dhe autoret qe mbeten ende te paidentifikuar.
Shperthimi eshte degjuar deri ne plazh, megjithese eshte gati 5 km me larg. Lenda plasese qe mendohet te jete 50 gr tritol, eshte vene ne pragun e deres te oborrit te nderteses thuajse trekateshe te Gjovalin Zekes. Policia dyshon se sasia e eksplozivit te vendosur ne banese eshte nje paralajmerim ndaj ketij te fundit per denoncimet qe ka bere ne lidhje me abuzimet e pronave ne zonen bregdetare apo perplasjeve me zyrtare te komunes. Ne deren e shtepise Zeka kishte vene nje lajmerim se nuk ishte ne shtepi, pasi kishte shkuar me pushime. Sipas burimeve policore, ne afersi te deres, ne xhamat e disa makinave te parkuara, jane gjetur disa letra me permbajtje kercenuese te shkruara me kompjuter. Hetuesit nisen investigimin per te zbuluar autoret e ketyre letrave, qe mendohet te jene te njejtet qe kane vendosur edhe tritolin ne dere.
R. Llazari