E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet ne kufi me klienten

SARANDE - Nje 24-vjecar u ndalua ne afersi te pikes se kalimit kufitar ne Qafe-Bote, teksa po ndihmonte Drilona Tushen nga Shijaku, per te kaluar kufirin pa dokumente. Ndalimi i Eduard Bejdos, 24 vjec dhe klientes se tij, e cila i kishte paguar atij nje shume te konsiderueshme te hollash, u realizua nga patrulla e sherbimit te ruajtjes se kufirit, ne bashkepunim me sektorin e luftes kunder trafiqeve te paligjshme, rreth ores 23:00 te mbremjes se te dieles. Dy shkelesit u shoqeruan menjehere drejt Komisariatit te Sarandes. Ndaj Bejdos tanime rendon akuza e "dhenies se ndihmes se kalimit te paligjshem te kufirit, me qellim perfitimi", veper penale qe sipas Kodit te Procedures Penale eshte e denueshme dhe e ndeshkueshme. L. Kaoni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›