Prag lirie per "mostren" e Beratit
BERAT - Pret te shijoje lirine keto dite 13-vjecari R. Hodaj, i cili dy muaj me pare vrau dhe perdhunoi te vdekur nje grua 44-vjecare, pas dy perdhunimeve te tjera te meparshme. Ne ditet e fundit te dhjetorit, Gjykata e Apelit ne Vlore vendosi qe 13-vjecari, i cilesuar si moster, mund te lere ambientet e sigurise ne spitalin rajonal te Beratit, ku ai ndodhet aktualisht i izoluar, per shkak se legjislacioni shqiptar nuk mund te vendose asnje mase shtrenguese, as ate te mjekimit te detyrueshem, ndaj nje personi ne kete moshe. Gati ka kaluar ne heshtje masa e fundit e sigurise e dhene ne fund te muajit te kaluar per 13-vjecarin Hodaj nga ana e Gjykates se Apelit te Vlores. Kjo e fundit mesohet te kete vendosur qe i mituri duhet te mos kete si mase mjekimin e detyrueshem qe u jepet zakonisht te semureve psikik, por te kaloje ne nje mase edukimi. Por nderkohe qe Prokuroria e Apelit te Vlores po heton ende dosjen e 13-vjecarit ne seksionin e sapohapur te te miturve prane kesaj prokurorie, ceshtja e mbetur pezull eshte se ku do ta kaloje masen e edukimit 13-vjecari i dyshuar si vrases e perdhunues, jo vetem i femrave te gjalla, por edhe i nje te vdekure. Deri mbreme, R. Hodaj ishte ende ne spitalin e Beratit, i izoluar ne dhomen ku mbahet prej gati 2 muajsh tashme, por dhe sa kohe do te mund te cilesohet dhoma e spitalit si "vend edukimi"?! Mungesa e qendrave te tilla edukuese duket se ka vene ne "pike te hallit" te gjithat strukturat shteterore, si Prokurorine, Gjykaten apo policine, e cila vazhdon ta kete gjithsesi ne ruajtje femijen e cilesuar si moster, per shkak te krimeve te pazakonta te kryera, duke pasur parasysh moshen e tij. Tashme pak gje e mban brenda mureve e nuk e lejon te shijoje lirine vrasesin dhe perdhunuesin e Engjellushe Sinjarit.