E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohet për trafik klandestinësh 27-vjeçari

Sarandë- Policia e Sarandës ka ndaluar sotnjë 27-vjeçar, nën akzuën e organizimit të trfaikut klandestin drejt Greqisë.

Sipas burimeve të policisë lokale mësohet se shtetasi, Elton Xherja është ndaluar në fshatin Çukë të Sarandës teksa ishte duke transportuar një grup klandestinësh në drejtim të Greqisë.

“27-vjeçari u ndlau në krye të një grupi prej 8 klandestinësh , mes të cilëve edhe një grua me dy fëmijë të mitur nga Gjirokastra, e cila kërkonte të shkonte në Greqi”- thënë burime e policisë së Sarandës.

I riu është nga Belshi i Elbasanit dhe mësohet se ka qenë edhe më parë i dënuar për organizim të trafikut të klandestinëve, kundrejt përfitimit.

Klandestinët së bashku me drejtuesin u ndaluan në kufirin tokësor me Greqinë, teksa ishin duke kaluar përmes Qafë Botës në Konispol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›