E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letrat për gjykatësit janë një hap pozitiv

 

Mendoj se përdorimi i termit "letra anonime" në kryeartikullin e djeshëm të gazetës “Shekulli”, është disi i gabuar. Eshtë praktike shumë e mire që para zgjedhjes se personave të ndryshem në poste të rendesishme, si Gjykata Kushtetuese, është mire që të pyeten sa me shumë njerez të interesuar. Unë personalisht njoh njërin prej të dekretuarve të z.Topi për anetar të Gjykates Kushtetuese. E kam njohur në një seance gjyqesore. personalisht, mendoj se është i paafte. Pelqen të beje akrobaci juridike të palogjikshme dhe sillet me shumë si prift sesa si gjykates. Natyrisht, përshtypje të tilla personale nuk mund të kene vlere ligjore, por për shkak se në Shqiperi janë korruptuar të gjitha strukturat përgjegjese për luften kunder korrupsionit, përfshire edhe Keshillin e Larte të Drejtesise, besoj se tërheqja e sa me shumë opinioneve mbi personat që do të kene në dore shumë nga fatet e vendit, është një praktike pozitive. Të flasesh kunder mbledhjes se letrave të popullit, është njësoj si të veprosh si kryeministri, që i konsideron të pavlera sondazhet mbi perceptimin e korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›