E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sa mirë që do të kontrollohen universitetet

 

Deri me sot, Shqiperia ka sherbyer si udherrefyese për Kosoven. shumë gjera janë kryer në Shqiperi dhe janë kopjuar me të shpejte në Prishtine. Por duket se fale ministrit të Arsimit të Kosoves, z.Enver Hoxhaj, Kosova u be për here të pare shembull për Shqiperine, dhe një shembull i mire.

Ne Shqiperi ka një dyzine universitetesh kioska me mijera studente. Pronaret e universiteteve në shumë raste nuk kanë as vete arsimin e larte. Gjatë viteve të fundit, kanë marre në qafe me mijera të rinj që kanë endrren e ligjshme të arsimit të larte. Mbyllja e ketyre kioskave në të gjitha rastet kur nuk i plotesojne kushtet, mund të behet pa korrupsion vetëm në rast se një institucion i huaj si "British Council" ngarkohet me analizimin e situates. vetëm se kam frike se në listen e universiteteve kioska, mund të përfundojne edhe shumë universitete publike në Shqiperi. Me në fund, dikush po kujtohet të kontrolloje piramidat shoqerore. Universitetet nuk kanë asnje dallim nga piramidat e vitit '97. Të parat të merrnin parate dhe të jepnin një cope leter. Të njëjten gje bejne edhe universitetet e sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›