NIRVANA, zëri i një brezi
Shumë banda roku kanë bërë “histori” gjatë fillimit të viteve 90’ por njëra prej tyre ishte ajo që mori emrin “zëri i një brezi”. Nirvana është banda amerikane e rokut e krijuar nga këngëtari e kitaristi Kurt Kobain dhe basisti Krist Novoselic në Uashington. Suksesi i tyre i parë "Smells Like Teen Spirit" e vendosi këtë bandë në legjendat e rokut alternativ dhe nënndarjes së tij, “grunge”. Të shoqëruar edhe nga banda të tjera të ngjashme me të, Nirvanat e kthyer rokun alternativ në muzikën më të dëgjuar të epokës. Në këtë periudhë lideri i grupit, Kurt Cobain e gjeti veten të etiketuar nga media e të gjithë botës si “zëdhënësi i një brezi” dhe Nirvanën si bandën e “gjeneratës X”. Por vrapi galopant i bandës u ndërpre tragjikisht në prill të vitit 1994 me vdekjen e Kurt Cobain, edhe pse popullariteti i bandës vazhdoi për vite të tëra. Që nga debutimi i tyre, banda ka shitur më shumë se 50 milionë albume në të gjithë botën dhe tashmë ata etiketohen me të drejtë si një nga bandat më popullore dhe të rëndësishme të rokut të viteve të fundit.
Krijimi i bandës
Cobain dhe Novoselic janë takuar në vitin 1985 dhe të dy zbuluan se kishin preferenca të njëjta muzikore. Por pas disa nisjeve të gabuara ata gjetën vetveten kur takuan bateristin Aaron Burckhard duke hedhur bazat e para të atij që do të ishte një nga grupet më të suksesshme të rokut. Vetë Cobain ka shpjeguar më pas se ata të tre nisën bandën duke ndërruar shpesh emrin por më në fund, në vitin 1988 zbuluan “Nirvanën”. Në këtë periduhë Aaron Burckhard largohet nga banda për tu zëvendësuar përkohësisht nga Dale Crover. Pas tij banda ka ndërruar një numër jo të vogël bateristësh. Më në fund ata u ndjenë “rehat” me bateristin Chad Channing. Kënga e tyre e parë ishte "Love Buzz/Big Cheese" dhe u këndua në vitin 1988 në Siatëll. Po atë vit banda nxori albumin e saj të parë “Bleach”. Ky album u bë i preferuari i radiove të kolegjeve pothuajse në të gjithë Amerikën.
Gjatë një interviste në vitin 1989 Cobain pohoi se “Këngët e para ishin të nevrikosura por me kalimin e kohës ato po zbuten e zbuten duke u bërë më të gëzueshme. Tani këngët janë për konfliktet në një lidhje dhe emocionet e qenieve njerëzore”. Në prill të vitit 1990 Cobain nisi konfliktin që solli edhe largimin e bateristit Channing nga banda.
Suksesi
Të mërzitur nga producentët e vegjël, Nirvana nisi të kërkojë për një kompani të madhe. Pas shumë përpjekjesh dhe producentësh të ndryshëm ata prodhuan hitin që do të bëhej edhe kënga e tyre më e dëgjuar “Smells Like Teen Spirit”. Shumë shpejt kënga mori sukses dhe videoja e tyre arriti në MTV. Në këtë moment ata iu drejtuan Europës dhe zbuloi se shfaqet e tyre ishin të tejmbushura ndërsa kërkesat për të dalë në TV ishin në rritje konstante. Gjatë krishtlindjeve të vitit 1991 Nirvana pa që albumi i tre i dytë “Nevermind” po shiste 400 mijë kopje në javë dhe në janar të vitit tjetër albumi arriti të kalonte “Dangerous” të Michael Jackson. Muajin që “Nevermind” u bë numri një në botë revista “Billboard” deklaroi “Nirvana është një bandë e rrallë që ka gjithçka”. Në shkurt Cobain u martua me atë që do të ishte gruaja e tij për të gjithë jetën, Courtney Love. Në gusht çifti lindi vajzën Frances Bean Cobain. Albumet e mëpasshme vetëm sa kanë rritur suksesin e grupit.
Shtrimi në qendrën e rehabilitimit nga droga, arratia në Siatëll dhe nata e fundit e një njeriu që ndryshoi një brez
Muajt e fundit dhe vdekja e Cobain
Në nëntor të vitit 1993 Nirvana performoi në MTV Unplugged duke kënduar "Come as You Are". Ky ishte një tjetër sukses për grupin por gjatë kësaj kohe Kurt Cobain sa vinte e bëhej më melankolik. Në fillim të vitit 1994, banda nisi një tur në Europë dhe në një mars, gjatë një koncerti në Mynih, Cobain u diagnostikua me bronkit dhe laringit. Shfaqja e nesërme u anulua. Pak para koncertit në Romë, më katër mars, Love gjeti Cobain pa ndjenja dhe u dërgua me urgjencë në spital. Doktori tha në një konferencë për shtyp se Cobain kishte një kombinim alkooli dhe Rohypnol (një qetësues i fortë). Pas kësaj i gjithë turi i bandës u anulua. Javët pasardhëse zbuluan se Cobain ishte përdorues i rregullt i heroinës. Një ndërhyrje e miqve e bindi që të hynte në një program rehabilitimi. Pas një jave qëndrim, Cobain doli fshehurazi nga rehabilitimi dhe fluturoi për në Siatëll. Një javë më pas, Cobain u gjet i vetëvrarë. Të premten e tetë prillit 1994 ai kishte qëlluar veten me çifte në kokë duke shpërndarë në këtë moment edhe Nirvanat.
Postmortum
Shumë albume u publikuan pas vdekjes së Kurt Cobain dhe i pari doli në nëntor 1994 teksa banda performoi në MTV Unplugged. Kënga u shoqërua edhe me një video ku shfaqeshin pjesë të Cobain, pjesa më e madhe nga turi i albumit “Nevermind”. Vitet në vazhdim grupi publikoi këngë të ndryshme, të cilat kishin mbetur përgjysmë nga vdekja e Cobain. Por pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit mbeti aktiv në muzikë. Grahl mori pjesë në këngët e grupit “Foo Fighters”.
Anëtarët e bandës
Kurt Cobain – vokal, kitare (1987–1994)
Krist Novoselic – bass kitare (1987–1994)
Dave Grohl – bateri, vokal mbështetës (1990–1994)
Ish anëtarë
Aaron Burckhard – bateri (1987–1988)
Dale Crover – bateri (1988, 1990)
Dave Foster – bateri (1988)
Chad Channing – bateri (1988–1990)
Jason Everman – kitare(1989)
Dan Peters – bateri (1990)
Anëtarë në ture
Pat Smear – kitare (1993–1994)
Lori Goldston – çelo (1993–1994)
Melora Creager – çelo (1994)
Sikografia
1989: Bleach
1991: Nevermind
1993: In Utero