E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Europës, Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës: E ardhmja juaj është në BE

Në Ditën e Europës, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dha një mesazh të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, duke i cilësuar anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian dhe duke i inkurajuar të vazhdojnë punën për realizimin e këtij projekti.

Costa theksoi se e ardhmja e Kosovës është e lidhur ngushtë me Bashkimin Evropian dhe nënvizoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm për të arritur këtë objektiv.

“Të dashur qytetarë të Kosovës, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë që kjo të realizohet. Ju keni të njëjtin destinacion me pjesën tjetër të rajonit, Bashkimin Evropian. Vazhdoni të punoni që kjo të ndodhë. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane”, tha ai.

Data 9 maj mban një rëndësi historike për Europën. Në vitin 1950, ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, propozoi krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, duke bashkuar prodhimin e çelikut dhe qymyrit mes Francës, Gjermanisë Perëndimore, Italisë, Holandës, Belgjikës dhe Luksemburgut. Ky komunitet ishte institucioni i parë ndërkombëtar evropian dhe u bë baza për Bashkimin Evropian që njohim sot.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›