Përleshja ne Durrës, arrest 2 personave

Pas konfliktit për pronësinë ne Rrushkull te Durrësit, ku mbeten te plagosur katër persona, dy prej tyre kane marre masën e arrestit ne spital. Admir Ujka 23 vjeç nga Puka dhe Ylli Kola 21 vjeç nga Tropoja por me banim ne Durrës, akuzohen për "vrasje te mbetur ne tentative". Policia ka shpallur ne kërkim Ylber Kolën 25 vjeç, pasi dyshohet te ketë qene pjese e konfliktit me arme zjarri. Mesditën e se martës djemtë e familjeve Kola dhe Ujka u përleshen, madje qëlluan edhe me arme njeri-tjetrin, pas një mosmarrëveshjeje për gardhin qe ndan shtëpitë.
Shpërndaje