Plagosje për pronën në Durrës
Grindja për një gardh qe ndan banesat e familjeve Ujka dhe Kola ne Rreshukll te Durrësit ka përfunduar me plagosjen e katër personave. Pasi kane debatuar ashpër katër meshkujt e dy familjeve kane rrëmbyer armët tip kallashnikov duke qëlluar ne drejtim te njeri tjetrit ne qendër te fshatit. Për pasoje janë plagosur vëllezërit Artan dhe Admir Ujka, si edhe Ylli e Bledar Kola. Për shkak te gjendjes se rende, dy prej tyre janë dërguar ne Spitalin Ushtarak. Ne mesdite ne qytetin bregdetar disa te rinj pranë stacionit te plazhit kane goditur njeri tjetrin me thika pas një grindje për motive te dobëta. Dy prej tyre kane përfunduar ne spital.
Shpërndaje