E Shtunë, 31 Tetor 2026

Delijorgji e Pinari kërkojnë lirinë

Tre te akuzuarit kryesore për tragjedinë e gërdecit, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Sokol Ngeci, kërkuan serish lirimin nga burgu, me pretendimin se u kane kaluar afatet e paraburgimit. Por kërkesa e tyre nuk është marre parasysh nga gjykata e tiranes. Trupi gjykues, i kryesuar nga Gerd Hoxha, shpalli mos kompetencën për shqyrtimin e çështjes, për sa kohe qe për këtë vendim është bere rekurs ne gjykatën e larte nga prokuroria e apelit. Vendimi ka shkaktuar kundërshtimin e avokateve mbrojtës, te cilët thane se rekursi nuk e pengon shqyrtimin e kërkesës nga gjykata e shkalles se pare. Ne këtë mënyrë, tre te akuzuarit do te vazhdojnë te qëndrojnë ne qelitë e paraburgimit, ndërkohë qe procesi ndaj tyre po vazhdon ne gjykate.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›