Ndalon pirjen e duhanit, vete ndez cigare
LISBONE - Drejtori i Agjencise portugeze e detyruar per zbatimin e ndaleses per pirjen e duhanit eshte incizuar se si ndeze cigare ne festimin e Vitit te Ri dhe e shkel "ligjin kunder pirjes se duhanit" vetem disa ore pasi qe eshte miratuar. Antoniot Nunjes, kryetar i Agjencise per standarde te ushqimit, eshte fotografuar nga ana e nje fotoreporteri i gazetes "Diario de notisijas" se si pi duhan ne kazino, ne periferine e Lisbones. Nunjes eshte arsyetuar para gazetareve me ate cfare deklaroi se nuk e ka ditur se ligji i ri, me te cilin ndalohet pirja e duhanit ne kafene, restorante dhe bare, vlen edhe per kazinote.