Bajerni, dështim totalndaj modestëve të Këlnit
GJERMANI- Një dështim total! Kështu mund të përkufizohet ndeshja e sotme e Bajernit të Mynihut ndaj një skuadre si Këlni, që lufton për të mos rënë nga kategoria. Pasi kryesoi 2-0 në pjesën e parë, ekipi i drejtuar nga Luis Van Gal u kthye në identitet në të dytën, duke pësuar 3 gola. Një dramë e vërtetë për bavarezët, që konfirmojnë se ky është një sezon “jo” për ta. Ndërkohë, ka humbur edhe Bajer Leverkusen, që u mund 1-0 nga Nurembergu në transfertë.
Te fitorja është rikthyer Hanoveri i Altin Lalës, që mposhti 1-0 Volfsburgun në shtëpi, në një ndeshje ku miqtë humbën edhe një penallti. Në takimet e tjera, spikat fitorja 3-2 e Hofenhaimit ndaj Kaizerslautern si edhe barazimi 1-1 mes Mainzit dhe Verderit në minutat shtesë.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)