Ndani me miqtë e Facebook'ut gëzimin e shtatzanisë suaj

‘Life Event’ është një opsion që i lejon përdoruesit të ndajnë me miqtë e tyre ngjarje të rëndësishme si p.sh. zhvendosjet në një qytet tjetër, kalimin në një punë të re, lindjen e një fëmije etj.
Tashme faqja ka shtuar edhe një opsion të ri, i cili gjendet me emrin ‘Expecting a baby’ (Në pritje të një fëmije).
Tek kjo kategori mund të specifikoni gjininë (nëse e dini), datën e pritur të lindjes, po ashtu dhe të përhershmet si foto, vendndodhje etj. Ky postim do të shfaqet në Timeline-n e përdoruesve.
Megjithatë, skeptikët shohin edhe anën negative të këtij opsioni të ri. Njoftimi i shtatzanisë përmes Facebook-ut mund të sjellë diskutime me personat e afërt të cilët pretendojnë të njoftohen personalisht dhe jo ta shohin lajmin përmes faqes sociale.
Nga ana tjetër, mund të jetë një shqetësim më tepër për familjen kur shtatzania nuk shkon deri në fund.
Përfundimisht, mund të dalim në një konkluzion të thjeshtë: mos postoni në Facebook lajme që nuk doni t’i dinë të gjithë. (PCWorld Albanian)